×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett: SHBA mbetet partner kyç për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se vendi i tij mbetet përkrahës i vazhdueshëm dhe partner kyç për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

    Gjatë një takimi sot me ministrin e Drejtësisë Selim Selimi, diplomati amerikan nënvizoi kërkesën e madhe publike për veprime të menjëhershme qeveritare për të luftuar korrupsionin dhe fuqizuar sundimin e ligjit.

    Nga ana e tij ministri Selim Selimi ka vlerësuar asistencën amerikane përmes projekteve ndër vite, të cilat kanë mundësuar forcimin e shtetit ligjor në vendin tonë.

    Ai informoi ambasadorin Kosnett, se që në nisjen e mandatit të tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë, është orientuar drejt veprimeve konkrete që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si beteja më e rëndësishme për forcimin e sundimit të ligjit në vend.

    “Pas takimeve të para që kam zhvilluar me udhëheqësit e departamenteve dhe agjencive, që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, kam identifikuar veprime të menjëhershme, të cilat duhet të ndërmerren. Me këtë rast, në Shërbimin Korrektues janë suspenduar nëntë zyrtarë për keq menaxhim të fondeve, respektivisht moszbatim të rekomandimeve të auditorit kombëtar. Ndërsa, nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi, kam kërkuar intensifikimin e përpjekjeve kundër korrupsionit në administratë të shtetit, me ç’rast avokatët shtetërorë tani e tutje janë të obliguar të ngrenë kallëzime të menjëhershme penale për vepra korruptive”, tha ministri Selimi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.