×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrata e lobimit për shkëmbim territoresh, Nitaj: Dikush ia paska “pi duhanin fshehtë” Ramushit

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas raportimeve se Ministria e Integrimeve ka paguar një kontratë ku do të lobohej shkëmbim territoresh.

    Sipas Nitajt, kjo gjë nuk mund të lidhet me emrin e Ramush Haradinajt, i cili në atë kohë ishte kryeministër i qeverisë.

    “Lajmet se Ministria e Integrimeve paska paguar një kontratë ku do të lobohej për të ashtuquajturin “modifikim territorial” që në shqip i bie shkëmbim territoresh, dëshmon se sa i madh ka qenë fronti për copëtimin e Kosovës, të cilin e ka kundërshtuar i vetëm Ramush Haradinaj. Ministria është autonome në lidhjen e kontratave të lobimit dhe mos provoni që këtë ta lidhni me emrin e Ramush Haradinajt”, është shprehur ai.

    Nitaj ka thënë se kjo gjë ka mundur të ndodhë në fshehtësi nga Haradinaj, por sipas tij, pa atë kryeministër, Kosova tashmë do të ishte e copëtuar.

    “Nëse lajmi është i saktë, mund të thoni se dikush ia paska “pi duhanin fshehtë” por për ju që kuptoni e provoni të shkruani shqip, po të mos ishte Ramushi me aleatë, toka e Kosovës sot do të ishte e copëtuar!”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.