
Departamenti i Krimeve të Rënda, në Prizren, ka kërkuar paraburgim për dy persona të cilët dyshohen për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, shkruan Front Online.
Raporti i plotë:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.