
Policia e Kosovës në fshatin Pogragjë të Gjilanit gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari shqiptar shtetas i Serbisë i cili me veturë përmes rrugëve malore nga Serbia kishte hyrë në Kosovë.
Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në veturë kishte tri makina për punimin e pllakave.
Vetura së bashku me mallrat është dërguar në pikën doganore te Dheu i Bardhë për procedura tjera, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ndaj të dyshuari.