×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Pa zbardhjen e krimeve të luftës as të rënët nuk prehen të qetë

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në fshatin Ribar i Vogël të Lipjanit, si dhe në fshatrat Makoc e Sharban të Prishtinës.

    Në Ribar, ku para 25 vjetëve forcat pushtuese serbe vranë 25 civilë shqiptarë, kryetari Konjufca, pas homazheve, takoi familjarë të të rënëve.

    Me homazhe dhe kurora me lule kryetari Konjufca nderoi edhe të rënët e varrosur në kompleksin e varrezave në fshatin Makoc të Prishtinës, në të cilin prehen eshtrat e 93 shqiptarëve, në mesin e qindra të vrarëve e të masakruarve në rajonin e Gollakut gjatë pranverës së vitit 1999, në atë që njihet si njëra nga masakrat më të mëdha dhe më çnjerëzore që forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe kryen mbi popullatën civile shqiptare.

    Duke ndarë dhimbjen me familjarët e të rënëve kryetari Konjufca theksoi se pa zbardhjen e këtyre krimeve dhe vënien e autorëve të tyre para drejtësisë, as të rënët për liri nuk mund të prehen të qetë në varret e tyre.

     Nderime me rastin e 25 vjetorit të rënies, kryetari Konjufca bëri edhe te lapidari i dëshmorëve Dalip Alshiqi, Behxhet Brajshori, Enver Berisha, Besim Berisha dhe Mehmet Bala në fshatin Sharban të Prishtinës.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika01 Maj 2024
    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një...
    Lajme01 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për plagosjen në Lupç të Podujevës. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për Express...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një prononcimi për FrontOnline thotë se kërkesa e SBASHK-ut për rritje të pagës është...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SBASHK-ut të mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat e...
    Sport01 Maj 2024
    Kampionet në fuqi të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, KH Istogu sot e patën ditë pikniku. Pikërisht më 1 maj,...
    Sport01 Maj 2024
    Krahas ndeshjeve gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve, këtë të enjte luhen edhe dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës, ligë kjo...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, ka thënë se për katër vjet, punëtorët në Kosovë janë lënë...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Shqipëri ka rreth 1,3 milionë njerëz, të moshës mbi 15 vjeç, të cilët punojnë me pagesë ose me fitim. Kjo shifër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.