×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në luftën për liri

    FrontOnline
    26 Korrik 2024

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të tij në Prishtinë.

    Duke kujtuar me pietet figurën poliedrike të Adem Demaçit, i pari i Kuvendit tha se veprimtaria politike dhe intelektuale e tij është e shtrirë në më shumë se gjashtë dekada, prej viteve të 50-ta, dhe përgjatë gjysmës së saj ai ishte në burg.

    Konjufca tha se Adem Demaçi në burg ishte i pathyeshëm, duke bërë qëndresë të madhe dhe duke frymëzuar breza të tërë që të vazhdohet lufta për liri, për të qenë të fortë dhe për të mos u thyer para pushtuesit serb.

    “Jo vetëm që ka dhënë shembullin e guximit me veprimtarinë e vet të drejtpërdrejtë, por ka dhënë një orientim shumë të rëndësishëm për popullin tonë. Në të njëjtën kohë ka shkruar edhe shumë libra, duke qenë një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Pra, veprimtaria e tij politike na frymëzon edhe neve që jemi përgjegjës të institucioneve publike, por gjithashtu edhe vepra e tij si shkrimtar duhet të studiohet më shumë”, theksoi kryetari i Kuvendit.

    Konjufca shtoi se Demaçi edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte konsistent dhe i pandalshëm.

    “Sidomos gjenerata e re e politikanëve, të cilës i përkas edhe unë, ka qenë shumë e frymëzuar nga baca Adem dhe veprimtaria e tij. Për këtë arsye ne do ta nderojmë dhe do ta kujtojmë gjithmonë dhe vepra e tij do të jetojë gjatë”, tha kryetari Konjufca./Front Online/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.