×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rreth 90 milionë € është importi vjetor i Kosovës nga Rusia dhe Ukraina

    FrontOnline
    25 Shkurt 2022

    Një luftë në Evropë ka plasur këtë të enjte. Rusia pushtoi Ukrainën. Konflikti mes tyre mund të ndikojë në rënien e importeve të Kosovës nga të dyja shtetet. Nga Federata Ruse dhe Ukraina, vendi mori produkte në vlerë gati 100 milionë euroshe brenda periudhës janar 2021 – shkurt 2022.

    Ky është bilanci tregtar, i nxjerr nga të dhënat e Doganës së Kosovës.

    “Kosova importoi produkte në vlerë 50.4 milionë euro nga Rusia dhe 36.4 milionë euro nga Ukraina në 2021-n. Deri tash në 2022-n, Kosova ka importuar produkte në vlerë 5 milionë euro nga Rusia e 5.3 milionë  € nga Ukraina”, theksohet në pasqyrën më të dhëna nga Dogana e Kosovës, dërguar portalit “Front Online”. 

     

     

    Produktet që importohen më së shumti nga këto dy shtete janë kryesisht ato të tekstilit. E edhe gjëra ushqimore.

    Konflikti Rusi-Ukrainë, paralajmërohet ngritje e çmimeve në shumë produkte

    Lufta Rusi – Ukrainë, sipas ekonomistit kosovar Mustafë Kadriaj, pritet të ngris çmimet e disa produkteve në Kosovë.

    “Kjo do ta prek Evropën së pari dhe ne nuk jemi larg saj. Ne jemi shtet shumë importues dhe ndikimi i çmimeve mundet me kanë shumë real. Frika është tek produktet që mbushin shportën e konsumit dhe derivatet. Në këto dy kategori mund të ketë më lehtë luhatje të çmimeve”, u shpreh Kadriaj për “Front Online”. 

     

    Fadil Berjani: Çmimet e derivateve çdo ditë po rriten

    Tek derivatet, konflikti, veçse ka filluar t`i japë efektet e veta negative.

    Kryenaftëtari kosovar, Fadil Berjani thotë se çmimet e derivateve janë shtrenjtuar dhe se ky trend mund të vazhdojë edhe në vijim.

    “Për shkak të konfliktit, organizata prodhuese e ka reduktu prodhimin. Çmimet janë ekstrem të larta, s`po ndodh veç tek ne, por në tërë globin. Sot në Kosovë, çmimet sillen 1.27 deri në 1.40 euro, ai i diesel-it, 1.29 deri në 1.42 ai i benzinës. Janë çmimet më të larta në 20 vitet e fundit. Çdo ditë jemi t`u pasë rritje”, deklaroi Berjani për “Front Online”.

    Rusia ka nisur në orët e hershme të mëngjesit ofensivën ndaj Ukrainës. Në Donetzk janë dëgjuar shpërthime, ndërsa po ashtu shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendër të Ukrainës, Kiev.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një adresim televiziv në orët e hershme të së enjtes ka njoftuar për operacion ushtarak në rajonin e Donbasit. Ai ka bërë adresimin në të njëjtën kohë kur po mbahej Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

    Putin u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas në Donbas që të dorëzohen, ndërsa ka thënë se për çdo gjakderdhje është faji i Ukrainës.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka dëmtuar paqen në Evropë dhe është zotuar se aleanca do të mbrojë “secilin inç” të territorit të vendeve anëtare.

    “Ne do të përgjigjemi me unitet edhe më të madh”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media, pas mbajtjes së një takimi urgjent me ambasadorët e NATO-s në Bruksel.

    “Ajo çfarë ne bëjmë është mbrojtja”, ka thënë Stoltenberg, i cili ka konfirmuar se NATO-ja do të mbajë një samit virtual me 30 vendet anëtare më 25 shkurt.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj ushtruesit të detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të...
    Lajme16 Janar 2025
    Një pensioner në Istog e ka bërë për “pesë pare” kryeministrin Albin Kurti. Ai e kritikoi Kurtin për rritje të vogël të...
    Lajme16 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për konstruktivitet në dialog. Kjo vjen pas deklaratës së djeshme të BE-së referuar mbylljes së strukturave paralele...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Dy punonjës të ndërmarrjes “Trepça” janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre në minierë. Sipas njoftimit zyrtar, B.SH dhe E.K, më 7...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar se është kanë pranuar informacion se në Himarë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit,...
    Lajme16 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se për Kosovën është e nevojshme të dihet se çfarë po ndikon në...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministrin e financave për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë dhe përpropagandën...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të enjten se një “krizë e minutës së fundit” me Hamasin po pengonte miratimin izraelit për një armëpushim...
    Lajme16 Janar 2025
    Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në rastin ku Berat Berisha akuzohet se vrau axhën e tij...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.