×
  • Lajme
  • Lajme

    “Komunat me shumicë serbe ta bëjnë vetë Asociacionin” gazetari gjerman: Ta shohim çka do të thotë Kurti për këtë

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka shkruar në “X” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke e komentuar një publikim të ESI think -tankut evropian që publikoi edhe për Manastirin e Decanit gjatë muajit mars.

    Sipas Martens Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz e kanë shansin që të verifikojnë atë që kanë premtuar se “Ballkani Perëndimor duhet të lidhet më ngushtë me Perëndimin”, deklaratë kjo pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

    “Në maj, qeveritë e tyre kanë një shans për të vënë veprimet e tyre aty ku është goja e tyre.”

    Ai tutje ka thënë se dy liderët evropianë mund të mbështesin aplikimin e Kosovës për t’u pranuar në KiE ose të votojnë për shtyrjen për një kohë të pacaktuar.

    “Ata mund ta mbështesin aplikimin e Kosovës për t’u pranuar në Këshill të Evropës, pasi të gjitha organet relevantë të këtij institucioni kanë konfirmua se ky vend i përmbush kriteret për anëtarësim. Ose mund të votojnë për shtyrjen e anëtarësimit për një kohë të pacaktuar”, ka shkruar Martens në “X”.

    Sipas tij, nëse Franca dhe Gjermania bëjnë të kundërten, votojnë për ta shtyrë anëtarësimin e Kosovës në KiE, ky do të ishte “një tjetër mesazh i qartë, jo vetëm për Prishtinën, por edhe për Shkupin, Sarajevën, Tiranën dhe Beogradin”.

    “Mesazhi do të ishte: Mos i besoni Berlinit dhe Parisit. Ata mund të flasin për dëshirën për të integruar më afër Ballkanin Perëndimor në strukturat euroatlantike. Por ata nuk e kuptojnë atë që thonë”

    Më tej, Martens e ka analizuar edhe raportin e European Stability Initiative.

    “Sipas Beogradit, për t’u lejuar anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Kosova së pari duhet të formojë një “Asociacion të komunave serbe” që do të mbrojë të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Për çfarë bëhet fjalë?

    “Iniciativa Evropiane e Stabilitetit”, instituti kryesor evropian për çështjet e Ballkanit, e ka përmbledhur situatën në mënyrë të duhur. Ja çfarë thonë ata: Komunat në demokracitë evropiane kanë të drejtë të krijojnë dhe t’i bashkohen asociacioneve të komunave. Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale, një dokument i Këshillit të Evropës i vitit 1985, e konfirmon këtë. Asociacione të tilla ka shumë në Ballkan. Në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Rumani – kudo keni shoqata komunash. Të njëjtën të drejtë e kanë edhe komunat në Kosovë. Ekziston një ligj i Kosovës për Shoqatat. Dhe ekziston Asociacioni i Komunave të Kosovës” shkruan Martens në X.

    “Pra, asgjë nuk e ndalon asnjërën ose të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë që të krijojnë një Asociacion të komunave me shumicë serbe. Për ta bërë këtë, ata nuk kanë nevojë as për lejen e Kosovës, as të qeverisë serbe, as të Këshillit të Evropës. Nëse dëshirojnë, komunat me shumicë serbe në Kosovë mund të krijojnë sot Asociacionin e tyre të komunave me shumicë serbe. Në Evropë, liria e organizimit është një e drejtë dhe ushtrimi i saj nuk mund të pengohet nga një qeveri. Asociacionet e komunave nuk krijohen nga qeveritë por nga ata që duan të asociohen. Plani i Ahtisaarit (në bazë të të cilit Kosova u bë e pavarur), kushtetuta e Kosovës, Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e lejojnë këtë. Pra, nëse komunat me shumicë serbe dëshirojnë të asociohen, mund të hartojnë statutin e asociacionit të tyre sot dhe të kërkojnë që nesër të regjistrohet në përputhje me Ligjin për Asociacione. Nëse drafti është në përputhje me ligjin, ai duhet të regjistrohet. U krye.”, vijuan tutje gazetari i FAZ.

    Ai ka ndarë edhe disa pjesë tjera nga publikimi i European Stability Initiative.

    Në fund, Martens ka thënë “se do të jetë interesante të dëgjohet se çfarë do të thotë për këtë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili nesër vjen në Berlin dhe do të mbajë dy fjalime”.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Sport06 Maj 2024
    Granit Xhaka e ka zhvilluar ndër sezonet më të mira në karrierën e tij tek skuadra e Bayer Leverkusen. Xhaka ndihmoi ekipin...
    Sport06 Maj 2024
    Nga sezoni i ardhshëm, trajneri Arne Slot pritet ta drejtoj një skuadër të re. Slot do të largohet nga skuadra e Feyenoordit...
    Vip06 Maj 2024
    Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit Robert Berisha, i cili tha se këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka publikuar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.