×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Komuna e Vushtrrisë 34 të punësuar me kontrata mbi Vepër

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Shkelje të shumta ta evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2019 për komunën e Vushtrrisë e cila drejtohet nga Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), raporton “Front Online”

    Sipas auditorit Komuna gjatë vitit 2019 kishte 34 punonjës të angazhuar me MSHV, prej tyre, 25 ishin të angazhuar nga viti 2018.

    “Për të gjitha rastet fillimisht janë përdorë procedura të thjeshtësuara të rekrutimit, përderisa 21 prej tyre ju kishte vazhduar kontrata deri në tri herë edhe për gjashtë muaj tjerë me kërkesë nga drejtoritë përkatëse ku ishin të angazhuar. Këto shërbime ishin kryesisht për pozita të rregullta12. Arsyeja pse janë lidhur këto kontrata ishte mungesa e planifikimit buxhetor për këto pozita, dhe mundësia më e lehtë e angazhimit në ketë formë. Mbulimi i pozitave të rregullta me MSHV rrit rrezikun që punët të mos kryhen me cilësinë e duhur, duke marrë parasysh se angazhimi i stafit me kontrata afatshkurta mund të jetë më i pakët në krahasim me punëtorët e rregullt, rrjedhimisht mund të dëmtohet performanca e komunës. Derisa kontraktimi i shërbimeve të veçanta, respektivisht vazhdimi i MSHV-ve pa procedura të reja kufizon konkurrencën dhe si pasojë mund të pranohet staf me kompetencë jo të duhur. Kryetari, duhet të siguroj se MSHV përdorën vetëm për punë specifike dhe kontratat nuk zgjasin më shumë se afati i paraparë ligjor. Po ashtu, duhet të ndërmerren veprime që nevojat për pozitat të rregullta të adresohen në Ministri të Financave gjatë planifikimit buxhetor dhe të sigurohet se buxhetohen dhe paguhen nga kategoria e pagave e mëditjeve”thuhet në raportin e ZKA-së, raporton “Front Online”

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Prill 2025
    Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në 30% më shumë si shkak i...
    Ekonomi12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% ka ngjallur shqetësime të mëdha...
    Ekonomi11 Prill 2025
    Rritja prej 16% e çmimit të energjisë elektrike, e miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka shkaktuar reagime të ashpra...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Tirana, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij, policia ka sekuestruar kanabis,...
    Sport23 Prill 2025
    Llapi është finalist i Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka konfirmuar dominimin ndaj Drenicës edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales. Skuadra...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ftuar në FRONTAL në T7, ka komentuar situatën e krijuar në kuvend, duke...
    Sport23 Prill 2025
    Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit...
    Vip23 Prill 2025
    Artisti kosovar Gjesti ka bërë faljen e radhës. Pasi fitoi çmimin e madh ai ndau dy selfie ku krahas pozave vëmendja ishte...
    Lajme23 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Deçan rreth orës 11:30 ka marrë një informatë dhe fotografi të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.