Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga data 01.07.2020 të gjithë punëtorët e administratës obligohen t’i mbajnë maskat mbrojtëse.
Muharremaj theksoi se ky vendim është edhe për gjithë qytetarët të cilët hyjnë në institucionet publike.
Njoftimi i plotë:
Nga data 01.07.2020 të gjithë punëtorët e administratës së Komunës së Suharekës, obligohen ti mbajnë maskat mbrojtëse.
Poashtu edhe qytetarët janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse, para se të hyjnë në institucionet publike.
Mbajeni distancën dhe kujdesuni maksimalisht ti respektoni rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore.