Nesër në Prishtinë për dy javë rresht do të zbatohet procesi i deratizimit të rrjetit të kanalizimit, bodrumeve e garazheve publike, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
“Prej nesër, 19 tetor për dy javë rresht do të zbatohet procesi i deratizimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimit, bodrumeve e garazhave publike në lagjet e Prishtinës. Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin!” – është njoftuar nga Komuna e Prishtinës.