×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Komuna e Prishtinës ia ndan 110 mijë euro Elza Ujkanit, që u lëndua nga rënia e kulmit të Komunës

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Kuvendi komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimin për kompensimin e Elza Ujkanit, e cila ishte lënduar nga rënia e kulmit të objektit të komunë së re të kryeqytetit.

    Ujkani do të kompensohet me 110 mijë euro për lëndimet e marra në këtë rast. Kryetari i komunës, Përparim Rama, ka thënë se kjo është për shëndetin e Elzës.

    “Ka të bëj rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, ka thënë Rama.

    Ndërsa, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, tha se e përkrahin propozimin.

    “Ashtu siç e ka potencuar kryetari, ku propozimi për paradhënie nuk e ndalon asnjë proces, çoftë të organeve të hetuesisë për gjetjen e fajtorit të rastit, e në një situate të tillë, ne e mbështesim dhe përkrahim ketë propozim”, theksoi ai.

    Edhe asamblistët e PDK-së i kanë dhënë mbështetje këtij propozimi.

    “Edhe ne si grup përkrahim këtë ndihmë financiare e cila do shkoj tek Elza Ujkani. Më e rëndësishme është që të bëhet sigurimi i kulmeve të objekteve të vjetra, edhe banorët e lagjes Ulpiana kanë kërkuar ndihmë për një kulm, pas një lëvizje të madhe. Andaj kërkojmë nga kryetari dhe organet të merren me rastet e tilla të mos përsëriten”, tha asambleistja e PDK-së, Gresa Lahu

    Ndryshe, me 18 janar kishte rënë çatia e ndërtesës së komunës në Prishtinë, ku Elza Ujkani kishe mbetur e lënduar rëndë./EO/

    Elza Ujkani del nga spitali – rrëfen momentin kur i ra kulmi në kokë dhe ditët e vështira të shërimit

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.