×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Podujevës ndan 6 mijë euro për t’i siguruar një avokat Blerim Maçastenës

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se sot në seancën e jashtëzakonshme për Blerim Maçastenën i cili gjendet në paraburgim në Serbi, janë ndarë 6 mijë euro për familjen e tij.

    Bulliqi bëri të ditur se këto para do të shkojnë për të siguruar një avokat për të mbrojtur Maçastenën në Gjykatë.

    Ai tha se në kohën më të shpejtë do të ekzekutojnë pagesën.

    “Sot në seancën e mbajtur në Kuvendin Komunal të Podujevës me propozimin e një këshilltareje komunale janë ndarë 6 mijë euro ndihmë familjes, për të siguruar një avokat për të mbrojtur anëtarin e familjes së tyre para gjykatësit në Serbi”, tha ai për Indeksonline.

    Unë po ndihem shumë i gëzuar që sot Kuvendi Komunal ka marrë këtë vendim për ndihmë familjes Maçastena, në kohën më të shpejtë optimale do të ekzekutojmë pagesën.

    Sipas informacioneve që kemi pranuar nga familja e Blerimit, ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet mirë”, tha ai.

    Blerim Maçastena së bashku me Berat Mexhuanin janë arrestuar në muajin dhjetor nga Policia Serbe në hapësirën kufitare me Serbinë.

    Mexhuani u lirua por Maçasteni mbeti në paraburgim për 30 ditë, pasi sipas autotriteve serbe i njëjti posedonte armë me veti dhe ka kaluar ilegalisht kufirin.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LVV-së, Agon Batusha, ka përsëritur edhe sot qëndrimin e Qeverisë se ura mbi lumin Ibër do të hapet. Batusha tha...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit, duke e akuzuar atë për “kampione të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia në Prishtinë ka shpallur në kërkim gruan që shihni në fotografi. Përmes një njoftimi në Facebook, policia i ka bërë thirrje...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 591 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Në këtë periudhë kohore raportohet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se mbështetja është e madhe ndaj bizneseve që në fokus kanë prodhimin...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë. Ajo përmes një...
    Lajme13 Shtator 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në prova dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në një reagim ndaj  vendimit për  Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, deputetja Time Kadrijaj nga Alenca për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.