×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Mitrovicës sqaron mospërfshirjen e emrit të vogëlushes Elizabeta Hasani në pllakën përkujtimore

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Komuna e Mitrovicës njofton se e priti me shqetësim reagimin e djeshëm të Shkëlzen Gashit për mungesën e emrit të vogëlushes së ndjerë, Elizabeta Hasani, nga komuniteti rom, në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave të masakrës së 13 Marsit 1999 në tregun e Mitrovicës.

    “Sipas informatave zyrtare të cilat i kemi pasur deri më tani të siguruara nga zyra rajonale e KMLDNJ-së, dhe zyrës për viktimat e luftës në kuadër të Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, kanë figuruar 6 të vrarë dhe 128 të plagosur, disa më rëndë e disa më lehtë. Të dhënat e njëjta kanë qëndruar për 20 vite edhe në pllakën e vjetër përkujtimore e cila është zëvendësuar me pllakën e re, pa asnjë reagim”.

    “Komuna e Mitrovicës asnjëherë nuk ka marrë veprime diskriminuese dhe paragjykuese, përkundrazi gjithmonë ka pasur qasje progresive ndaj komuniteteve pakicë në Mitrovicë, gjë që dokumentohet me takime të shpeshta në Komunë dhe në komunitetet, por edhe me investime infrastrukturore në lagjet ku kryesisht jetojnë, dhe jemi komuna e vetme në Kosovë që e kemi Qendrën e Kulturës enkas për komunitete, ku i zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore, debatet mbi forcimin e rolit të gruas e të rinjve dhe integrimin e plotë në shoqëri”.

    “Duam të theksojmë se një vit para ngritjes së pllakës përkujtimore, respektivisht me datë 03.04.2019, kemi bërë thirrje publike përmes web faqes zyrtare të komunës për gjithë ata që kanë informata për viktimat dhe të lënduarit, që të lajmërohen në zyrën tonë për të pasur evidence sa më të plotë”.

    “Gabimi eventual, edhe pse pa fajin e Komunës dhe pa asnjë qëllim, do të përmirësohet pa asnjë hezitim. Po ashtu mendojmë se roli i shoqërisë civile është të këshillojë dhe sugjerojë, e jo të sulmojë pa ndonjë debat paraprak. Tek e fundit as ata nuk mund të i ikin përgjegjësisë për fshehje të faktit krejt këto vite, nëse i kanë pasur në dispozicion”, thuhet në komunikatën për media të kësaj komune.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.