×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Komuna e Gostivarit ndërpret thirrjen publike për subvencionim të blerjes së biçikletave

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Nëpërmjet një njoftimi të Komunës së Gostivarit thuhet se “thirrja publike për subvencionim të qytetarëve për blerje të biçikletave për vitin 2020, ndërpritet sot”.

    “Kjo për arsye se janë harxhuar të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, e që është në përputhje klauzolën e Thirrjes Publike të shpallur më date 08.06.2020: 1.4. Nëse harxhohen të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, Komuna e Gostivarit do ta informojë publikun në faqen e saj të internetit se Thirrja Publike është ndërprerë para skadimit të afatit për të cilën është shpallur”, thuhet në njoftimin e komunës, njofton Telegrafi Maqedoni.

    Ndryshe, Komuna e Gostivarit ndau subvencione për qytetarët e Gostivarit për blerjen e biçikletave për të pasur mjedis të pastër dhe se masa ishte pjesë e Programit komunal për mbrojtje të mjedisit dhe natyrës për vitin 2020.

    Komuna nëpërmjet subvencionimit paguante një pjesë të shpenzimeve të blerjes së biçikletës dhe kjo nuk mund të jetë më shumë se 50% e vlerës, por jo edhe më shumë se 5.000 denarë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Me vendosjen e luleve dhe nderimin e viktimave në Urën “Suada dhe Olga”, u shënua 33-vjetori i fillimit të rrethimit të Sarajevës,...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Tarifa bazë prej 10% e Donald Trump hyri në fuqi dje, duke goditur Mbretërinë e Bashkuar së bashku me shumë vende të...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Fillimisht shok pas vendimeve të Trump, tani po zgjohet protesta kundër presidentit amerikan Trump e këshilltarit, Elon Musk. Dhjetëra mijëra vetë dolën...
    Të tjera
    Lajme06 Prill 2025
    Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Lipovec të Gjakovës....
    Lajme06 Prill 2025
    Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar është një problem i madh, që po ndikon negativisht në përfshirjen e këtyre...
    Lajme06 Prill 2025
    Konkurset për pranimin e punonjësve në institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Graçanicës, afër Prishtinës, janë anuluar në mbrëmjen e 5...
    Kronika06 Prill 2025
    Në Suharekë një person është arrestuar pasi i njëjti kishte vjedhur një minibus. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se...
    Sport06 Prill 2025
    Paris Saint Germain ka fituar titullin e 13-të në Ligue 1, teksa këtë e arritën gjashtë ndeshje para fundit të kampionatit. Për...
    Lajme06 Prill 2025
    Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, ka deklaruar për “Front Online” se në shumicën e komunave nuk janë paguar shtesat për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.