×
  • Lajme
  • Lajme

    Komplikohet asociacioni, zbulohet shkaku

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Bashkimi Evropian po vazhdon përpjekjet për të siguruar zhvillimin e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 28 shtator, siç ishte paralajmëruar kur ata dy ishin takuar në Bruksel para dy javësh. Por duket se këto përpjekje kanë hasur në pengesa serioze dhe tash zhvillimi i këtij takimi, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, nuk është ende i sigurt.

    Serbia, siç kishte paralajmëruar edhe shefi i delegacionit të saj në takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel, po kushtëzon pjesëmarrjen në dialog me shprehjen e gatishmërisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Madje Gjuriqi kishte përmendur edhe “besën e shqiptarëve” duke bërë thirrje që, sipas tij, “Prishtina ta mbajë fjalën” dhe të kryejë obligimet për krijimin e kësaj që Serbia e quan “Bashkësi të komunave serbe”, shkruan të enjten KOHA Ditore.

    Por kur në Kosovë kishin nisur shkëmbimet e akuzave mes politikanëve rreth hapjes së kësaj teme përsëri në dialog, pala kosovare ishte tërhequr dhe nuk kishte pranuar që në takimin e fundit të diskutohej për këtë temë. BE-ja kësaj radhe i kishte dalë në ndihmë Kosovës duke e konfirmuar se kjo temë është shtyrë për “ditët në vijim”, ndërsa në takimin e fundit të delegacioneve të udhëhequra nga Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq ishte diskutuar për temën e “pretendimeve financiare dhe pronësore të palëve”.

    Edhe Skënder Hyseni kishte konfirmuar se delegacioni i Serbisë “kishte tentuar ta hapte temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por delegacioni i Kosovës kishte refuzuar këtë”.

    Në BE vazhdojnë të kenë qëndrimin se marrëveshjet nga dialogu të arritura më herët duhet të zbatohen dhe se Kosova, e cila ka marrë përsipër krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe duhet të vijë me propozime për këtë.

    Pasi Kosova nuk ka pranuar të diskutohet për këtë temë është vënë në pikëpyetje edhe zhvillimi i takimit të radhës në nivelin e lartë, atë mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë. Nëse shtyhet ky takim do të jetë një goditje edhe për lehtësuesit e BE-së, të cilët deri tash synonin një dialog më dinamik, i cili do të përshpejtonte arritjen e marrëveshjes finale. Sipas kësaj ideje, takimet në nivel të lartë do të zhvilloheshin çdo tri javë, ndërsa atij në nivel të ekspertëve një herë në javë.

    Skënder Hyseni, koordinator i Kosovës për dialog, refuzon ta quajë këtë proces si “teknik” dhe insiston se ai është politik dhe ka për qëllim vetëm marrëveshjen finale, e cila do të nënkuptonte edhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë si dy shtete të pavarura. Hyseni kishte thënë se edhe diskutimet rreth kontesteve pronësore po diskutohen sipas modelit të suksesionit e këtë e bëjnë shtetet sovrane.

    “Nuk mund të diskutohen vetëm temat që i do njëra palë, por duhet të flitet edhe për ato që i propozon pala tjetër. Në fund palët merren vesh për temat, e dy liderët ishin marrë vesh që të diskutohet edhe për aranzhimet për komunitetet joshumicë”, thonë burimet nga BE-ja.

    Tentimet e BE-së që tash të krijohet përshtypja se nuk ka pasur asnjëherë vendim të prerë që takimi i radhës i liderëve në kuadër të dialogut të zhvillohet më 28 shtator demantohet nga vetë një postim i Miroslav Lajçakut, të dërguarit të posaçëm për dialog, i cili e kishte përmendur këtë datë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.