×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompleksi gjigant në Shëngjin me oferta fantastike, këtu mund të kaloni pushime përrallore

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Valvitja e flamurit me dy krena është dëshmi se ndodhemi në tokën shqiptare.

    Këngët dhe titujt e librave një argument më shumë se këtu këndohet, flitet, lexohet e gjithçka bëhet shqip.

    Një atmosferë si kjo “alla shqiptarçe” është krejt e zakonshme në plazhet e Shëngjinit përgjatë 3 muajve të verës.

    Mu për shkak të kësaj gjallërie, bukurive të tjera, cilësisë, kushteve, të mbështjella me traditën e mikpritjes që ofron, qyteza turistike e Lezhës, është bërë vend i preferuar i kosovarëve.

    Këta dhe të gjithë shtetasit e tjerë si plazhin ku shkojnë veçse e kanë të qartë edhe destinacionin ku ndalojnë.

    Kompleksi gjigant, Rafaelo Resort, një kryevepër turistike, tashmë është bërë shtëpia e dytë për ta, nën kulmin e të cilës zgjedhin ta kalojnë natën me mijëra pushues në vit.

    Zbritja e çmimeve e ngritja e cilësisë është formula kryesore që ka tërhequr  vizitorët edhe këtë vit.

    “Kompleksi ynë është një kompleks i mirëfilltë turistik. Plazhi është i sigurt me roje, janë të ndara me rrugica në plazh. Kemi bërë investimet e duhura, që klientët dhe pushuesit të ndihen të kënaqur në resorin tonë. Këtë vit kemi ulur çmimet për 20% me lire”, thonë nga hoteli.

    Pjesë e meritave për këtë,  pa fije dyshimi është edhe Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë kampione për udhëtime, “Sharr Travel”.

    Puna që ky bën ka bërë që ai vet dhe kompania e tij të konsiderohen si “ambasadorë” të turizmit shqiptar.


    “Falë këtij bashkëpunimi ofertat tona kanë filluar nga një zbritje prej 20 % deri në 50 % sa ishte në muajin qershor dhe në fillim të korrikut. Shpresojmë që ky bashkëpunim të rritet edhe më tutje duke pasur parasysh se kosovarët e duan Shëngjinin dhe Rafaelon. Thuajse Shëngjini në Shqipëri etiketohet në bazë të kompleksit turistik, Rafaelo. Të gjithë klientët e Sharr Travel vijnë me qejf në këtë kompleks”,
    u shpreh Kurtishaj.

    Desert i krejt kësaj menyje të pasur të qejfeve janë gatimet që ofron Shëngjini dhe krejt rrethinat e Lezhës në përgjithësi.

    Jo veç për ushqim e plazh, pushuesit mund ta përdorin Shëngjinin, edhe si një udhëkryq, nga i cili mund të nisen e të shohin bukuri të tjera të kohës antike pa bërë shumë kilometra.

    “Nga Lezha, mund të shkosh në ‘Kalën e Shkodrës’, atë të ‘Krujës’, në ‘Kalanë në Lezhë’, në vendvarrimin e ‘Skënderbeut’. Mund të shkosh një ditë në Tiranë. Lezha ta ofron këtë mundësi, ku t`i nuk vjen të bësh vetëm plazh, por edhe mund të vizitosh”, theksoi kryetari i komunë së Lezhës, Pjer Ndreu.

    Nëse për të vizituar godinat historike u duhet të bëjnë pak udhë, turistët, për t`i shikuar këto pamje përrallore, nuk ju bie të lodhen fort.

    Mjafton vetëm të ngjiten pak kate me lartë në ndërtesat e larta, shumëkatëshe, të ndërtuara buzë detit.

    Dhe sytë e tyre shohin këtë pamje..

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.