×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kompanitë e duhanit në Spanjë do të detyrohen të paguajnë për mbledhjen bishtave të cigareve

    FrontOnline
    03 Janar 2023

    Në Spanjë kompanitë e duhanit do të detyrohen të paguajnë faturën për të pastruar mjedisin nga miliona bishta cigaresh.

    Kjo është ajo që parashikojnë rregulloret e reja, të përfshira në një paketë masash që synojnë reduktimin e mbetjeve dhe rritjen e riciklimit.

    Dispozitat përfshijnë gjithashtu një ndalim të takëmeve dhe pjatave plastike për një përdorim, shtupat e pambukut dhe një reduktim të ambalazheve plastike të ushqimit.

    Ligji i ri përputhet me një direktivë të Bashkimit Evropian që kufizon përdorimin e plastikës për një përdorim dhe detyron ndotësit të pastrojnë papastërtitë që krijojnë.

    Prodhuesit e cigareve do të kenë gjithashtu përgjegjësi për të edukuar qytetarët që të mos hedhin bishta në hapësira publike, por është e paqartë se si do të zbatohet pastrimi apo sa do të kushtojë.

    Një studim katalanas vlerëson një kosto midis 12 dhe 21 euro për qytetar në vit, me vlerësime që arrijnë deri në një miliard në vit në total.

    Qeveria katalanase ka propozuar futjen e një skeme ku bishtat e cigareve mund të blihen për 0,20 euro: një plan i tillë do t’i shtonte 4 euro çmimit mesatar aktual prej 5 euro për një paketë me 20 cigare.

    Supozohet se kompanitë e duhanit do t’i kalojnë kostot e kësaj te konsumatorët, duke ofruar një nxitje shtesë për të lënë cigaren.

    Sipas statistikave të qeverisë nga viti i kaluar, rreth 22% e spanjollëve pinë duhan (16.4% e femrave dhe 23.3% e meshkujve) krahasuar me një mesatare të BE-së prej 18.4%.

    Bishtat e cigareve janë një nga format më të zakonshme të mbetjeve dhe duhen rreth 10 vjet për t’u dekompozuar, duke çliruar substanca toksike si arseniku dhe plumbi.

    OJQ-ja Ocean Conservancy beson se ato janë forma më e zakonshme e ndotjes detare, duke tejkaluar edhe atë të qeseve e shisheve plastike, me rreth 5 miliardë copë të hedhura në oqean.

    Nga Rubrika
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”. Ai është dërguar në mbajtje. “DHUNIM-...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.