
Dje është mbajtur Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, ku ndër të tjera është kërkuar që dosjet e tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë, në kohën e pandemisë, të dorëzohen në Prokurori.
LEXO EDHE: “Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arben Vitisë (Dokument)
Por një gjë e tillë nuk është diskutuar deri në fund, pasi që, mbledhja kishte dështuar sepse anëtarët e komisionit nga Vetëvendosje e kishin lëshuar sallën.
Komisioni i Shëndetësisë, përkundër kësaj e ka vazhduar punën sot.
Burime të Gazetës Insajderi, kanë treguar se kuorumi është bërë edhe me anëtarët e partive të tjera, ku edhe Vetëvendosje, ka pranuar këtë kërkesë që këto dosje të dërgohen në Prokurorinë e Shtetit.
Kujtojmë se portali Front Online kishte raportuar së pari për këto keqpërdorime në MSH me daten 8 maj.
Ne tesktin e Front Online janë paraqitur të gjitha këto shkelje.