×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni Evropian publikon raportin për Kosovën, këto janët të arriturat dhe dështimet

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Raporti vlerësoi se përkundër faktit që institucionet e Kosovës vazhduan përkushtimin deklarativ publik ndaj procesit integrues është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave Evropian.

    “Sa i përket zgjedhjeve të vitit 2019 raporti vlerëson se ato ishin mirë të organizuara dhe transparente, por kredibiliteti i procesit është dëmtuar nga mos administrimi efecient i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe vendimet kontroverse të gjykatave. Këto vendime kanë pasur ndikim të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar zgjedhor pasi që mundësuan kalimin e pragut të koalicionit NISMA-AKR-PD”, thuhet tutje aty.

    Sa i përket dialogut me Serbinë, raporti bënë thirrje për marrjen e hapave substancial për arritjen e marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, si hap kyç për avancimin e rrugës integruese të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka ri-përsëritur qëndrimin e tij se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

    Sa i përket punës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Veçanta bashkëpunimi i plotë i institucioneve të Kosovës mbetet esencial. Është e rëndësisë vitale që të mundësohet funksionimi i pavarur dhe i pa penguar i Prokurorit Special dhe Dhomave të Veçanta.

    Raporti vlerëson se Kosova ka nevojë për vullnet të pa lëkundur politik për të adresuar korrupsionin. Korrupsioni ka mbetur i përhapur në të gjitha nivelet institucionale dhe mbetet problem serioz, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik. Kosova ka bërë progres të kufizuar në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të profilit të lartë.

    Qeveria ka dështuar të adresoj sfidat strukturore që minojnë zhvillimin e sektorit privat dhe nuk ka arritur të avancojë reformat në arsim. Vendimmarrja ad-hoc e Qeverisë, me theks të veçantë marrja e vendimeve financiare dhe emërimet politike kanë minuar besimin e publikut në institucionet publike. Koordinimi i dobët qendror dhe ndër-ministror qeveritar vazhdon të pengoj zbatimin e reformave.

    Struktura e shpenzimeve publike ka vazhduar të degradoj. Rënia e shpenzimeve kapitale, rritja e shpenzimeve për skemat sociale dhe rritja e pagave në sektorin publik janë duke paraqit rrezik për financat publike dhe janë duke penguar zhvillimin e sektorit privat.

    Terminalet doganore vazhdojnë të janë të vendosur në objektet private të cilat inkasojnë të hyrat nga çdo kamion i cili hynë në terminal për të përfunduar procedurat doganore. Këto pagesa janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dhe MSA-në dhe rrjedhimisht duhet të anulohen. Kosova duhet të ndaloj përdorimin e objekteve private për qëllime të terminaleve doganore dhe duhet të siguroj një tranzicion të terminaleve tek objektet publike, siç është aeroporti i vjetër i Prishtinës.

    Kosova ka bërë progres të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi dhe Agjendës Evropiane të Reformave. Institucionet kanë dështuar të miratojnë regjistrin e ndihmës shtetërore në përputhje me afatin ligjor të MSA-së – 1 prill 2019. Po ashtu, Kosova është në rrugë të mbarë të dështoj në përmbushjen e obligimit ligjor të MSA-së për të siguruar mbrojtje të të drejtave intelektuale, industriale dhe komerciale, në nivel të njëjte të mbrojtjes siç është në BE deri në prill të vitit 2021.

    Kualiteti i sistemit arsimor mbetet problem serioz dhe asnjë progres nuk mund të raportohet në këtë fushë. Kualiteti i ajrit mbetet problem serioz për shëndetin publik, ndërsa numri i depove ilegale të mbeturinave vetëm se është rritur nga 1,572 në 2017 në 2,529 në 2019. Përkundër anulimit të fondeve të BE-së, institucionet e Kosovës ende nuk kanë siguruar lokacionin për ndërtimin e deponisë për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zenun Pajaziti nga PDK-ja me Vehbi Kajtazin, ka komentuar kthimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së dhe ndikimin që mund të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ka shkaur në pesë  numri i të arrestuarve në aksionin e Antidrogës në Prizren. Gjatë bastisjes së një shtëpie, janë gjetur edhe...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë me acar dhe me prani të mjegullës lokale...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Visar Azemi ka publikuar disa fotografi nga tubimi i madh në Prishtinë që ka...
    Sport07 Nëntor 2024
    Disa nga favoritët zhgënjyen e disa të tjerë bënë detyrën ndaj kundërshtarit. Kanë përfunduar nëntë sfidat e para të kësaj të enjteje...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Antidroga i ka arrestuar dy persona në Prizren në një operacion policor. Atje u konfiskua po ashtu edhe një sasi e drogës....
    Lajme07 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke folur për fitoren e Donald Trumpt në SHBA, tha se Kosova dhe SHBA-ja kanë harmoni...
    Vip07 Nëntor 2024
    Rezart Veleshnja është njëri nga banoret që krijon dinamika të shumta në ‘Big Brother VIP Kosova’. Për aktorin nuk ka munguar mbështetja...
    Kronika07 Nëntor 2024
    Është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për shitje të substancave narkotike. Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.