×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisionerja Evropiane: Kosova ka përmbushur kriteret, liberalizimi të ndodhë tani

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Në kohën kur gjithnjë e më shumë po flitet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, por vendim konkret ende nuk ka për asgjë, në pah doli një ide e Oliver Varhely, Komisionar për Zgjerime Fqinjësi të Mirë, sipas të cilit Kosovës duhet dhënë edhe një udhërrëfyes tjetër.

    Megjithatë, një ide e tillë jo vetëm që u kundërshtua ashpër në Prishtinë, por edhe nga shumë zyrtarë të tjerë në Bruksel.

    Në lidhje me këtë çështje, është pyetur Ylva Johansson, komisionare Evropiane për Çështje të Brendshme.

    “Liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i vonuar. Është vërtet koha për të marrë një vendim tani”, thotë Johansson në intervistë për RTK.

    “Pra, mendoj se është e rëndësishme t’i bindim shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se është koha për ta bërë këtë”.

    Sipas saj, nëse ka diçka që Komisioni Evropian mund të ndihmojë për të bindur shtetet anëtare që të arrijnë në konkludim se Kosova duhet t’i bashkohet udhëtimit pa viza tani, Komisioni është i gatshëm ta bëjë këtë.

    “Më lejoni të them gjithashtu se dëshiroj ta përgëzoj Kosovën për të gjitha arritjet që i  keni arritur kohët e fundit sa i përket përmirësimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe veçanërisht luftimin e krimit  të organizuar”, u shpreh komisionarja Johansson.

    “I konsideroj këto arritje vërtetë të mrekullueshme. Kjo sigurisht do të ndihmojë në radhë të parë shoqërinë dhe qytetarët e Kosovës që të kenë një shoqëri më të sigurt, por edhe të bindë shtetet anëtare të BE-së, ato që duhet të binden, për marrjen e vendimit për liberalizim të vizave”

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën se vendi i saj është i bindur se Rusia duhet ta humbasë luftën në...
    Lajme08 Maj 2024
    Nuredin Ibishi, njohës i fushës së sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Kosovës. Ibishi ka...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka  bërë të ditur se ka ndaluar gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj. Rreth...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Spiunët kibernetikë rusë synuan rrjete që i përkisnin qeverisë polake këtë javë, tha të mërkurën Instituti Kombëtar i Kërkimeve (NASK) shtetëror. NASK...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar informacionin e fundit për daljen në zgjedhjet e dyfishta deri në orën 17:00. Për zgjedhjet presidenciale...
    Sport08 Maj 2024
    Gëzim i madh jo vetëm në Dortmund dhe në mesin e tifozëve që udhëtuan me ta në Paris për kualifikimin në finale...
    Lajme08 Maj 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar lidhur me marrëveshjen që ka ministria e Drejtësisë me...
    Sport08 Maj 2024
    Drejtori i Interit, Piero Ausilio, zbulon se ai personalisht kishte arritur një marrëveshje me Rafael Leaon përpara transferimit të tij në Milan,...
    Vip08 Maj 2024
    Deklarata e djeshme e Gracianos po bënë bujë në media rozë dhe jo vetëm. Gjykimi mbi reagimin e matur të Heidit, po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.