×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Komandanti i Koshares: Ata që thërrasin për protesta, të marrin përgjegjësi para institucioneve

    FrontOnline
    09 Maj 2020

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila në fillim ishte kundër mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme, tani po i kërkon ato që të mbahen pas pandemisë me Covid-19.

    Anëtari i kësaj partie, Hisen Berisha, në një intervistë për Front Online, duke folur për mundësinë që qeverisjen tani ta marrë LDK-ja me partitë në koalicion, tha se tanimë LDK bashkë me VV-në i kanë demantuar të gjitha premtimet për qytetarët.

    LEXO EDHE: Anëtari i PDK-së: Ndërkombëtarët e pritën me entuziazëm rrëzimin e Qeverisë “Kurti”

    Thirrja për protesta në rast të formimit të qeverisë “Hoti”, sipas Berishës është opsioni më i keq.

    “Unë mendoj se trazirat do të ishin opsioni më i keq i atyre që thërrasin. Besoj që personat të cilët pa përjashtim, spektri qeveritar dhe parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, fatkeqësisht në vazhdimësi me gjuhën e tyre në media, janë duke i nxitur popullin dhe rininë në këtë rrugë”, ka thënë ai për “Front Online”.

    LEXO EDHE: Komandanti i Koshares zbulon të pathënat e luftës dhe “krimet” e UÇK-së

    E për personat që thërrasin tubime të tilla, sipas anëtarit të PDK-së, duhet të bartin përgjegjësisë ligjorë ndaj institucioneve.

    “Duhet patjetër që këta njerëz të bartin përgjegjësi ligjore  ndaj institucioneve të Kosovës dhe duhet të veprojnë mekanizmat shtetëror për privimin e tyre nga mundësia për të josh popullin dhe rininë për të dal në rrugë.  Kosova ka institucione, ka ligje, Kushtetutë, nuk ka nevojë për zgjidhje në rrugë. Të ndjekim zgjidhjet ligjore. Politika është maratonë dhe nëse dikush pretendon për një mandat me i arrit të gjitha objektivat çfarë i ka, në kokën e vet atëherë është në rrugë shumë të gabuar”, ka thënë ai për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.