Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke ndjekur trajnimin e specializuar të mjekësisë luftarake. Pjesëtarët e FSK-së u vizituan nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iwoa-s, gjeneral major Ben Corell.
E bashkë me kolegët dhe instruktorët amerikanë nga Instituti i Trajnimeve, ushtarët e FSK-së demonstruan praktikisht shkathtësitë e tyre për kujdesin ndaj të plagosurve në fushëbetejë. Kështu kanë treguar nga Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate.
“Pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimin e specializuar të mjekësisë luftarake në SHBA u vizituan edhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Ben Corell. Bashkë me kolegët dhe instruktorët e tyre amerikanë nga Instituti i Trajnimeve, djemtë dhe vashat tona demonstruan praktikisht shkathtësitë e tyre të fituara për kujdesin ndaj të plagosurve në fushëbetejë”, thuhet në komunikatë.
Ministria e Mbrojtjes thekson se partneriteti i tyre me Gardën Kombëtare të Iowa-s është vlerë e pazëvendësueshme tash e 9 vite dhe se është faktori kryesor i të arriturave të deritashme në aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së.