×
  • Lajme
  • Lajme

    KMLDNJ: Shpifje se babai i Vjosës i shërbeu policisë serbe, përkundrazi atë e rrahën brutalisht

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryetari i KMDLNJ- QR-Mitrovicë, Halit Barani i ka quajtur shpifje pretendimet se babai i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, Raifi, ishte pjesë e Policisë së Serbisë. Përkundrazi, sipas tij, Osmani ishte në shërbim të popullit shqiptar dhe interesave kombëtare.

    Barani sqaroi se ka të dhëna të sakta se Osmani kishte punuar si referent në ish Sekretariatin Komunal të Mbrojtjes Popullore në Mitrovicë deri më 15.III.1989, kur është larguar nga puna si njeri i papërshtatshëm politikisht, pasi që ka rënë ndesh më politikën serbe të asaj kohe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

    “Të dhënat që ka KMDLNJ-QR në Mitrovicë, për këtë arsye, më 14.IV.1994, Raif Osmani ishte arrestuar nga policia (milicia) serbe në shtëpi të vet, në lagjen “Bair”, për tu liruar pas katër ditësh, i dërrmuar nga dhuna që polica serbe kishte ushtruar ndaj tij. Në të njëjtën ditë ishin arrestuar edhe Shahin Bajgora, Fadil Bajgora, Feriz Fetahu etj”, ka reaguar ai.

    Postimi i plotë:INFORMATË E SAKTËKOMUNIKATË PËR OPINION

    Lidhur me shkrimet në disa portale e medie se qytetari nga Mitrovica, Raif Osmani ka shërbye në policinë e Serbisë dhe me qëllim të informimit të drejtë të opinionit të gjerë në Kosovë Qendra Rajonale e KMDLNJ në Mitrovicë, deklaron se në dokumentacionin e gjerë dhe të pasur që ky këshill posedon, nuk ka asnjë të dhënë se Raif Osmani ka shërbyer ndonjëherë në ish policinë (milicinë) e Serbisë.Përkundrazi, KMDLNJ-QR në Mitrovicë, ka të dhëna të sakta se Raif (Ramadan) Osmani, i lindur më 28.VI.1945 në fshatin Zhabar i Ultë, me vendbanim të përhershëm në lagjen”Bair” në Mitrovicë, ka punuar si referent në ish Sekretariatin Komunal të Mbrojtjes Popullore në Mitrovicë deri më 15.III.1989, kur është larguar nga puna si njeri i papërshtatshëm politikisht, pasi që ka rënë ndesh më politikën serbe të asaj kohe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.Duke qenë se ajo politikë e shtetit të Serbisë ishte kundërshqiptare dhe kundër interesave të Kosovës, Raif Osmani, bashkë me disa kuadro tjera shqiptare që po ashtu e kundërshtonin politikën antishqiptare dhe antikosovare serbe, ndër të cilët ishin edhe Shahin Bajgora e Fadil Bajgora, gjatë viteve 1990-1993 kishin formuar sistemin paralel për mbrojtjen e intersaave të Republikës së Kosovës.Po ashtu sipas të dhënave që ka KMDLNJ-QR në Mitrovicë, për këtë arsye, më 14.IV.1994, Raif Osmani ishte arrestuar nga policia (milicia) serbe në shtëpi të vet, në lagjën “Bair”, për tu liruar pas katër ditësh, i dërrmuar nga dhuna që polcia serbe kisht ushtruar ndaj tij. Në të njëjtën ditë ishin arrestuar edhe Shahin Bajgora, Fadil Bajgora, Feriz Fetahu etj.Mitrovicë, 8.VI.2020 Kryetari i KMDLNJ- QR-MitrovicëHalit Barani.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.