×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Nëse e lejuat aktivitetin politik të VV-së, lejoni edhe dasmat

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), po konsideron se Policia e Kosovës nuk është dashur të lejojë aktivitetin politik të Lëvizjes Vetëvendosje, ku pjesmarrësit shkelën rregullat ndaj pandemisë. KMDLNj thotë ky manifestim nuk duhej të lejohej, ku në anën tjetër është ndaluar puna e gastronomëve dhe artistëve

    “Ndonëse numri i të infektuarve nga COVID- 19, pas largimit të masave shtrënguese po shënon rritje, KMDLNj vlerëson se qeveria e Kosovës ka bërë mirë për këto masa aq më parë që thuaja të gjitha vendet kanë filluar t’i kthehen normalitetit. Shumica e bizneseve janë hapur nën kushte të reja në përputhje me situatën e krijuar. Deri më tani ka ndalesë vetëm për gastronomët dhe artistët. Është ndaluar organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare në ndërkohë që lejohen manifestimet politike dhe partiake ku nuk respektohen aspak kriteret e përcaktuara nga institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e KMDLNj’së.

    KMDLNj po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të lejojë punën e gastronimëve dhe organizimin e dasmave dhe ngjarjeve sportive, me praninë e një numri të tifozëve, duke ruajtur distancën.

    “KMDLNj konsideron se Policia e Kosovës nuk është dashur të lejojë aktivitetin politik të LVV -së ku dhjetra mijra pjesëmarrës kanë shkelur rregullat sikur që është ruajtja e distancës sociale. Më këtë kontekst, KMDLNj kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, që në kushte të caktuara dhe me marrëveshje të lejojë punën e gastronomëve sikur edhe të lejojë organizimin e dasmave dhe ngjarjeve sportive me prananinë e një numri të tifozve , duke ruajtur distancen sociale dhe masat tjera mbrojtëse”, thuhet në reagim.

    KMDLNj po i kërkon Qeverisë së Kosovës t’i lejojë këto aktivitete, ose t’i kompensojë humbjet që kanë pasur dhe do t’i kenë në të ardhmen bizneset.

    “Qeveria e Kosovës nuk ka tjetër alternativë: ose duhet të lejojë këto aktivitete ose duhet t’i kompensojë të gjitha humbjet që i kanë pasur dhe që do t’i kenë në të ardhmen. E drejta për punë është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet. Lejimi i aktiviteteve politike kundër të gjitha rregullave të sigurisë së shëndetit dhe pengimi i aktiviteteve të gastronomëve , artistëve e vë në pozitë qeverinë si abuzuese e të drejtave të njeriut për shkak të zbatimit të standardeve të dyfishta”, thekson reagimi.

    Po ashtu, KMDLNj ka bërë të ditur se o përkrah protestat e gastronomëve dhe artisitëve, duke i quajtur si kërkesa të drejta për punë.

    “KMDLNj përkrah protestat e gastronomëve dhe artistëve, si kërkesa të drejta për punë e cila është e drejtë elementare e njeriut. Rregullat dhe ligjet duhet të vlejnë për të gjithë e që në rastin konkret nuk është kështu. Qeveria e Kosovës duhet të tregohet shumë e vëmendshme në trajtimin e këtyre rasteve aq më parë që nuk ka mundësi të kompensojë këto biznese për dëmet e mëdha që u janë shkaktuar”, ka bërë të ditur KMDLNj në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Janar 2025
    Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell,...
    Lajme19 Janar 2025
    Në një takim të rëndësishëm me punonjësit shëndetësorë të Kosovës, Elmi Reçica, kandidati për deputet nga PDK, prezantoi vizionin për një shëndetësi...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Kodrën e Trimave, Prishtinë, në kuadër...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes...
    Vip19 Janar 2025
    Luiz Ejlli ka publikuar një këngë të re. Kënga me titull “A ke zemër” vjen e shoqëruar me videoklip dhe në duet...
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka bagazh për asnjë gjë, është shprehur Rezi. Gjatë një diskutimi me Xhenetën, nuk pati fare vlerësim të mirë për...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani. Kryetari i...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur emocionet e tij të thella pas një tubimi madhështor në Rugovë. Abdixhiku e...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Katër drejtues kamioni marokenë u zhdukën të shtunën teksa kalonin zonën kufitare të trazuar midis Burkina Fasos dhe Nigerit, sipas një burimi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.