×
  • Sport
  • Sport

    Klinsmann: Kane e meriton të jetë ndër favoritët për `Topin e Artë`

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, ka deklaruar se Harry Kane duhet të konsiderohet ndër pretendentët kryesorë për “Topin e Artë” këtë vit.

    Sipas gjermanit, kjo falë paraqitjeve mbresëlënëse të anglezit me Bayern Munich.

    Fituesi i Kupës së Botës më 1990 ka thënë se sulmuesi anglez duhet të jetë në mesin e tre pretendentëve për “Topin e Artë”, por ka theksuar se një ecuri e gjatë në Champions League do të ishte thelbësore për shanset e tridhjetë e një vjeçarit.

    “Të arrish të paktën në gjysmëfinale, ndoshta edhe ta fitosh Champions, atëherë ‘Topi i Artë’ bëhet i arritshëm”, është shprehur Klinsmann.

    Bayern përballet të martën me Interin në ndeshjen e parë çerekfinale të CHL dhe Kane synon të fitojë trofeun e parë të madh në karrierë. Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur në Bundesliga, Bayern ndodhet gjashtë pikë para Bayer Leverkusen, që është kampion në fuqi./RTK

    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2025
    Një sulm fizik dhe verbal mbi një futbollist 15-vjeçar të komunitetit ashkali gjatë një ndeshjeje futbollit në Obiliq, ka nxitur reagime të...
    Sport27 Prill 2025
    Barcelona ka bërë një hap tjetër më afër ëndrrës së saj për tre trofe këtë sezon, duke fituar 3-2 në finalen e...
    Sport26 Prill 2025
    Finalja e Kupës së Mbretit i vuri përballë Barcelonën e Real Madridin. Në “Estadio La Cartuja”, Barcelona është e para që ka...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.