×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika e re Emergjente bëhet Spital për Covid, miliona euro shpenzime shtesë

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Edhe pse është ulur numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, klinikave u janë liruar shumë hapësira, e është paralajmëruar zbulimi i një vaksine deri në fund të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë po planifikon të shpenzoj buxhetin në kthimin e Klinikës së re Emergjente në hapësirë për trajtimin e rasteve me Covid-19.

    Përkundër që për ndërtimin e kësaj klinike ishin investuar 8 milionë euro, tani do të duhet buxhet shtesë për adaptimin e saj në klinikë për Covid, klinikë e cila duket e panevojshme në këtë kohë.

    Burime të Front Online bëjnë me dije se planifikohen të shpenzohen miliona euro në adaptimin e kësaj klinike.

    Zyrtari për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, derisa e ka konfirmuar se në Klinikën e re Emergjente do të trajtohen rastet me Covid, ka thënë për Front Online, se ekipet e ekspertëve janë duke e vlerësuar gjendjen, dhe se ata do ta caktojnë koston për adaptimin e kësaj klinike.

    “Spital për Covid -19 do të adaptohet Kllinika Emergjente që është ndërtuar pjesërisht dhe ka mbetur e pa përfunduar, pasi është kryer vetëm ndërtimi i vrazhdë. Ajo do të adaptohet për t’u shërbyer rasteve me Covid-19, nëse do të ketë nevojë dhe nëse të njëjtën gjë nuk mund ta bëjë e vetme Klinika Infektive”, ka thënë ai për Front Online.

    I pyetur se sa është e nevojshme që të trajtohen këto raste edhe në Spitalin e ri të Emergjencës, kur veçse është paralajmëruar zbulimi i vaksinës në fund të këtij viti, ai ka thënë se asnjë shtet serioz nuk guxon ta rrezikoj popullin e tij duke mos i siguruar kapacitete për trajtimin klinik.

    “Asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar nga OBSh-ja për përdorim për Covid-19 dhe asnjë shtet serioz nuk guxon që popullatën e vet të mos e siguroj me kapacitete për trajtimin klinik të rasteve”, ka deklaruar ai.

    Hoti ka thënë tutje se pas përfundimit të pandemisë, kjo klinikë do t’i kthehet qëllimit fillestar dhe do të shërbejë si Klinikë Emergjente.

    Lenjani: Kosova nuk është Covid, duhet të mendojmë për sëmundjet dhe traumat

    Punëtorët shëndetësorë të Klinikës Emergjente në QKUK, që 13 vjet kishin pritur që tu zgjerohet hapësira, por që një gjë e tillë nuk do të bëhet as këtë vit, përkundër që për shkak të hapësirës së pamjaftueshme, shumë pacient duhet të presin për trajtim, derisa të lirohen shtretërit.

    Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Sejdiu, ka thënë për Front Online, se Kosova nuk është Covid, dhe se duhet të mendohet edhe për sëmundjet tjera dhe traumat.

    Ai ka thënë se asnjë shtet nuk mund të përparojë nëse nuk i ka shërbimet emergjente së paku në nivel mesatar.

    “Kosova nuk është Covid, por Kosova duhet të mendoj edhe për sëmundjet dhe traumat. Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës kanë shprehur gatishmërinë që projekti të ec në fazat e dinamikës për sëmundjet, traumat dhe për Covidin”, ka thënë ai.

    Lenjani ka thënë tutje se kanë kërkuar që Klinika Emergjente të merr mbështetje institucionale dhe se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të fillojnë në zgjerimin e kapaciteteve të reja.

    “Ne kemi kërkuar që Klinika Emergjente të ketë një mbështetje institucionale. Edhe në takimin me Komisionin Parlamentar të Mirëqenies Sociale, unë kërkova që të ketë mbështetja institucionale, jo vetëm në aspektin e mbështetjes por edhe në aspektin praktik që shërbimet emergjente të jenë pjesë e strategjike e shtetit tonë”, ka deklaruar ai.

    Lirohen hapësirat për rastet me Covid në klinikat e QKUK-së

    Numri i rasteve të reja me Covid-19, ka shënuar ulje gjatë këtij muaji, krahasuar me muajt tjerë.

    Me këtë rast, edhe numri i rasteve të hospitalizuara ka rënë.

    Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, ka thënë për Front Online, se momentalisht nuk kanë asnjë rast të dyshuar me këtë virus.
    Megjithatë, ajo ka treguar se kanë kapacitet për pranimin e të gjitha rasteve që kërkojnë trajtim në këtë klinikë.

    “Ne nuk kemi asnjë rast. Rastet që pranohen si të diagnostikohen menjëherë shkojnë në Klinikën Infektive. Ne kemi kapacitete, nuk kemi shumë raste të sëmura, kështu që për çdo ditë po mundohemi të fillojmë punën normale”, ka potencuar ajo.

    Ndërsa, edhe nga Klinika Infektive ishin shprehur se ka rënë numri i rasteve të hospitalizuara për shkak të Covid-19, kështu drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha ishte shprehur optimiste që do të arrijnë ta menaxhojnë situatën sa i përket virusit Covid-19 dhe gripit sezonal.

    Numri i rasteve me Covid së fundmi ka rënë edhe në Klinikën e Neonatologjisë dhe atë të Kirurgjisë Abdominale.

    Për shkak të përmirësimit të gjendjes me këtë virus, Ministria e Shëndetësisë më 25 shtator kishte marrë vendim që të ofrohen shërbimet shëndetësore jo- emergjente, andaj edhe gjendja në shumë klinika është kthyer në normalitet.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.