×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Gjykata Speciale s’mund të ma mbyllë gojën, përpos nëse më burgos

    FrontOnline
    31 Korrik 2021

    Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në konferencë për media ka thënë se Gjykata Speciale s’mund t’ia mbyllë gojën përpos nëse e burgosin.

    Ai ka thënë se asgjë nuk e lidh me të burgosurit që gjenden në Hagë nëse del dhe flet në televizion, pasi kryeprokurori i Speciales Jack Smith kishte përdorur një deklaratë të Klinakut si argument pse Veselit duhet t’i vazhdohet paraburgimi.

    “Qëndrimi i OVL-UÇK-së nuk ka ndryshuar ne vazhdojmë të konsiderojmë që kjo Gjykatë Speciale nuk ndjek krimet e luftës por pjesëtarët e UÇK-së dhe luftën çlirimtare. Çfarë ka me më lidh mu me Kadri Veselin ose të tjerët pse unë flas në televizion, nëse ata duan të na mbyllin gojën e kanë të kotë se nuk e mbyllim gojën. Edhe njëherë po e them është kollaj le ta marrin Faton Klinakun le ta burgosin dhe nuk flet atje ia ndalojnë për të folë në burg”, u shpreh ai.

    Klinaku poashtu tha se s’mund ta dirigjojë se çfarë flet as Thaçi e as të tjerët pasi e thotë vetëm qëndrimin e OVL-UÇK-së.

    “Mu s’mundet me më dirixhu as Hashim Thaçi as Kadri Veseli e as asnjë i burgosur atje e as Nasim Haradinaj e Hysni Gucati se çfarë jap unë për opinionin sepse unë e paraqes vetëm një qëndrim që e ka OVL. OVL-UÇK qysh me 7 janar 2011 nuk bashkëpunon dhe nuk ka bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë ndërkombëtare, pseudodrejtësisë e cila ka bërë shumë skandale që ju kanë dalë edhe me raportime të ndryshme gjatë UNMIK-ut, EULEX-it dhe tash Gjykatës Speciale. Ish-gjyqtari Malcolm Simmons ka treguar për padrejtësitë që i janë bërë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Klinaku para mediave.

    Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, në një dokument të dërguar në adresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Hagës, ka listuar argumentet e tija, se pse Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim dhe pse duhet refuzuar kërkesa e mbrojtjes për mbrojtje në liri.

    Smith në argumentimet e tij ka përmendur edhe deklaratën e ushtruesit të detyrës së kreut të Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, se do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se i bien në dorë.

    Kjo deklaratë e Klinakut të Veteranëve bashkë me fushatën “Liria ka emër, UÇK” janë dy prej argumenteve të shumta që Smith ka listuar e që sipas tij rrisin rrezikun, në rast të lirimit të Kadri Veselit nga paraburgimi.

    “Më 4 qershor të vitit 2021, Faton Klinaku, kryetari në detyrë i Veteranëve, një organizatë e përbërë nga ish-vartës të të akuzuarve me një anëtarësi solide prej mbi 40 mijë ka dhënë një intervistë në të cilën premtoi se do të publikojë dokumente konfidenciale të Dhomave të Specializuara nëse i bien në dorë. Kjo është e jashtëzakonshme, duke vënë në spikamë se z. Klinaku është kryetar në detyrë, sepse kryetari i mëparshëm dhe nënkryetari i Veteranëve të UÇK’së po ndiqen penalisht në Dhomat e Specializuara për sjellje identike”, shkruhet në dokument.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e duhur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial...
    Lajme26 Prill 2024
    Pas pajises së Klinikës së Mjekësisë Bërthamore me aparaturën SPECT/CT/PET ministri i shëndetësisë Arben Vitia është shprehur i lumtur që kanë arritur...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
    Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, çifti i formuar së fundmi mes aktorit Romeo Veshaj dhe modeljes Heidi Baci, kanë filluar...
    Sport26 Prill 2024
    Barcelona do të duhet të bëjë shitje këtë verë përpara se të bëjë nënshkrime, dhe veçanërisht ato të mëdha, por katalanasit ende...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, ka bërë lëvizje para fillimit të afat kalimtar të verës. Frankfurt, ka transferuar sulmuesin francez Hugo Ekitike, i...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Bayer Leverkusenit nesër do të luaj ndeshjen ndaj Stuttgartit e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga. Në këtë takim...
    Lajme26 Prill 2024
    Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.