×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kjo simptomë gjatë ecjes tregon për sëmundje serioze të zemrës

    FrontOnline
    27 Korrik 2023

    Ndërsa shumë njerëz përjetojnë dhimbje në këmbë kur ecin, ata zakonisht ia atribuojnë atë plakjes ose lodhjes. Megjithatë, mund të jetë një shenjë e diçkaje shumë më serioze, paralajmëroi profesori britanik.

    Nëse ju dhembin këmbët gjatë ecjes, mund të vuani nga sëmundja e arterieve periferike, e quajtur edhe sëmundje vaskulare periferike.

    Kjo është një gjendje e zakonshme e zemrës ku grumbullimi i depozitave yndyrore në arterie kufizon rrjedhjen e gjakut në muskujt e këmbëve – duke i shkaktuar të sëmurët të ndjejnë dhimbje. Këto copa yndyre gjithashtu mund të bllokojnë rrjedhjen e gjakut në tru, gjë që mund të çojë në sulme fatale në zemër dhe goditje në tru.

    Hulumtimet kanë treguar se një në pesë persona me këtë diagnozë, nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet, do të përjetojë një atak në zemër, goditje në tru ose vdekje brenda pesë viteve.

    Profesor David Newby, nga Fondacioni Britanik i Zemrës, shpjegoi se si ndihet zakonisht dhimbja e këmbës e lidhur me këtë gjendje. “Nëse përjetoni ngërçe në këmbë gjatë ecjes, mund të jetë një ide e mirë të vizitoni mjekun tuaj, pasi kjo mund të jetë një simptomë e sëmundjes vaskulare periferike. Është më e zakonshme tek duhanpirësit dhe njerëzit që kanë diabet.”

    Për të trajtuar këtë gjendje, mjekët rekomandojnë një ndryshim në stilin e jetës. Këto përfshijnë ushtrimin e rregullt, shmangien e duhanit dhe ngrënjen e një diete të pasur me fruta, perime, yndyrna të shëndetshme dhe drithëra.

    Duhet të trajtohen gjithashtu shkaqet themelore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe diabetin.

    Mjekët gjithashtu mund të përshkruajnë ilaçe për të reduktuar simptomat e sëmundjes – duke përfshirë statinat që mund të parandalojnë formimin e depozitave të yndyrës./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Sara nuk është tërhequr nga ajo që i ka thënë Gresës ditë...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të nis fushatën zgjedhore në ora 17:00 në Pallat të Rinisë. Mbrëmë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,...
    Lajme11 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.2025, në orët e pas ditës në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ,...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Lajme11 Janar 2025
    Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë. Në një postim në Facebook,...
    Lajme11 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatët e tjerë për Kuvendin e Kosovës, zhvilluan...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.