×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është dita kur nis rritja e temperaturave

    FrontOnline
    28 Mars 2021

    Java në vijim me vransira të ndryshueshme dhe diell.  Nga e enjta temperaturat në rritje.  Fundjava mund të sjell reshje shiu.

    Datat:

    28.03.2021 – Në ditët e fundit të muajit mars dhe dy ditët e para të muajit prill, mbi vendin tonë do të mbretërojnë kushte më të qëndrueshme të motit, e do të ketë edhe vransira por edhe intervale me diell.  Ditëve të para të javës, nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu, ngase do të ketë edhe më shumë periudha të vransirave.

    Nga dita e enjte më shumë diell, por edhe temperaturat do të shënojnë rritje.  Sipas parashikimeve të fundit në fundjavë mund të kemi edhe të reshura shiu.

    Sa i përket cilësisë së ajrit, ditëve të ardhshme do të ketë një përmirësim, sepse parashihet edhe qarkullim më i mirë ajror, për të mbajtë ndotësit ajror të shpërndarë.  Indeksi do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, vetëm në raste të periudhave më të gjata të qetësisë, kryesisht orëve të mbrëmjes mund të kaloj në vlera të dobëta.

    29.03 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.  Orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.

    30.03 – Kryesisht me vransira, pasdite vransirat fillojnë të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.

    31.03 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

    1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.

    2.04 – Më ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 2C, e maksimalet mbeten përreth vlerave mesatare dhe lëvizini ndërmjet 12C dhe 14C, e nga e enjta shënojnë rritje edhe deri në 18C, ditën e premte.

    Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, e me hove edhe deri në 13m/s ditën e martë.

    Shtypja atmosferike fillimisht shënon rritje mbi vlera normale, e gradualisht gjatë javës pëson rënie.

     

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se është e lehtë të verifikohet se për çfarë ka folur...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti Ferat Shala për FrontOnline thotë se Ligji për tatimin në pronë ka synim goditjen e bizneseve nga ana e Qeverisë së...
    Lajme10 Tetor 2024
    “Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal do të jetë një nga arritjet më të mëdha të Ballkanit Perëndimor. Dhe ka shumë iniciativa...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave (JMLINK) është lansuar sot në Prishtinë, ku me këtë rast ambasadori britanik Jonathan...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kreu i AKK-së, Ramush Haradianj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është njeriu e spiuni i shtetit serb. Kështu u shpreh ai,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia dhe Dogana e Kosovës  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    KRU “Prishtina”, po vazhdon me shpërndarjen e ujit në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Shpërndarja e ujit po bëhet pasi IKSHPK ka...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka reaguar pas anulimit të seancës së sotme të Kuvendit dhe shtyrjen e saj për...
    Lajme10 Tetor 2024
    Një person në Mitrovicë të Veriut, këmbësor, ka raportuar në polici se mbrëmjen e së mërkurës një veturë e panjohur e kishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.