KRU “Prishtina”, po vazhdon me shpërndarjen e ujit në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Shpërndarja e ujit po bëhet pasi IKSHPK ka njoftuar se është rritur niveli i manganit në ujin që vjen nga liqeni i Badovcit.
KRU “Prishtina”, ka publikuar orarin se kur do të bëhet shpërndarja e ujit sipas zonave.
IKSHPK ka kërkuar që qytetarët të mos e përdorin ujin për pije, por vetëm për higjienë.
“Të dhënat e analizave të bërë dhe krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK për këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale”, thuhet në njoftim.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e pozicionit të diasporës shqiptare,...
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgjedhor të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, dha premtimin se si...