Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pas një pune hetimore që nga muaji qershor.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, tre të dyshuarit disa herë gjatë kësaj periudhe kanë kryer veprat penale penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje e rëndë’, kryesisht nëpër markete.
“Rr. Fan Noli, Prishtinë qershor-tetor 2022 – NN. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se disa herë kanë kryer veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje e rëndë’, kryesisht nëpër markete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online