×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kina zbulon vaksinën anti-COVID që merret nga goja

    FrontOnline
    26 Tetor 2022

    Qyteti kinez i Shangait filloi të administrojë një vaksinë kundër COVID-19, të mërkurën, e cila mund të merret nga goja, në atë që duket të jetë e para në botë.

    Vaksina, në formë spërkatësi që thithet përmes gojës, ofrohet falas si një dozë përforcuese për individët e vaksinuar më parë, sipas një njoftimi të postuar në një llogari zyrtare të qytetit në mediat sociale, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

    Vaksinat pa gjilpëra mund t’i bindin njerëzit që nuk u pëlqen të vaksinohen, si dhe të ndihmojnë në zgjerimin e vaksinimit në vendet e varfra, sepse ato janë më të lehta për t’u administruar.

    Kina nuk e ka të obligueshëm vaksinimin, por dëshiron që më shumë njerëz të marrin vaksina përforcuese përpara se të lehtësojë kufizimet e rrepta të pandemisë “zero COVID” që po frenojnë ekonominë dhe gjithnjë e më shumë janë jashtë sinkronizimit me pjesën tjetër të botës. Në pranverë, banorët e Shangait përjetuan një bllokim prej javësh pas një rritje të rasteve.

    Efektiviteti i vaksinave që merren nga goja nuk është shqyrtuar plotësisht. Agjencitë rregullatore kineze i miratuan ato në shtator, por vetëm si dozë përforcuese, pasi studimet tregojnë se ato shkaktojnë një përgjigje të sistemit imunitar tek ata njerëz që kanë marrë më parë dy vaksina kineze, të cilitdo lloji.

    “Ishte si të pish një filxhan çaji apo qumështi”, tha një banor i Shangait në një video të postuar nga një media shtetërore kineze në internet. “Kur e thitha, kishte pak shije të ëmbël”.

    Vaksina u prodhua nga kompania kineze farmaceutike “CanSino Biologics Inc.” e cila përdor një virus relativisht të parrezikshëm që shkakton të ftohtin.

    “CanSino” ka thënë se vaksina e thithur ka përfunduar provat klinike në Kinë, Hungari, Pakistan, Malajzi, Argjentinë dhe Meksikë. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim ndaj Kosovës për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit....
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatin Reçak me rastin e 26 vjetorit të masakrës nga forcat serbe. Osmani ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri, pas një hetimi të thelluar, ka pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë së Elbasanit, të...
    Vip15 Janar 2025
    Driloni ka reaguar për akuzat e Leo-s ndaj tij të cilat kategorikisht i mohoi. Por, megjithatë ai u shpreh se ka 3-4...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se veprimet e sotme të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në Lipjan, vizitoi nënkalimin e parkingut të qytetit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.