×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina fut në izolim strikt rreth 400 mijë persona

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Kina ka rikthyer izolimin strikt në një zonë pranë Pekinit, pas një rritjeje të vogël të numrit të rasteve me koronavirus.

    Izolimi në qarkun Anksin të provincës Hebei prek rreth 400,000 banorë.

    Zyrtarët thanë se Anksini “do të mbyllet plotësisht” dhe se “do të kontrollohet”.

    Vetëm punëtorët thelbësorë lejohen të dalin nga shtëpitë, ndërsa një anëtar i një familjeje lejohet të dalë një herë në ditë për të blerë ushqime.

    Anksini ndodhet rreth 150 kilometra në jug të Pekinit.

    Mediat kineze thonë se në dy javët e fundit atje ka pasur 18 raste të reja.

    Për të shmangur valën e dytë, autoritetet shëndetësore thonë se edhe rritjet e vogla të rasteve merren shumë seriozisht.

    Anksini nuk është aq i populluar sa qendrat e mëdha urbane të Kinës dhe ekspertët lokalë të shëndetit thonë se janë optimistë se përhapja e koronavirusit mund të ndalohet.

    Kina, e cila është vend i origjinës së koronavirusit, ka regjistruar mbi 84,000 të inefktuar dhe mbi 4,600 viktima, edhe pse këto shifra besohet të jenë më të larta.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik...
    Lajme16 Maj 2025
    Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti...
    Lajme16 Maj 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është takuar me ish-emisarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Lajmin...
    Lajme16 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së dhe ish-anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, dështimin e Kosovës për t’u futur në agjendën e...
    Lajme16 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për ditën e sotme. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj...
    Sport16 Maj 2025
    Do ta shkruhet menjëherë: sezoni i Lamine Yamal, 17 vjeç, nga Esplugues de Llobregat, kufizohet me përsosmërinë absolute. Rruga është ende e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.