×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i deklarohet për Front Online, jep detaje për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, nuk u bind në herën e parë.

    Andaj në KFOR nuk hezituan t`ia bëjnë të qartë edhe një herë asaj se patrullimi i ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës ishte në sinkronizim me ta.

    Veçse në sqarimin e dytë ndaj shefes së diplomacisë kosovare, nga zyra e KFOR-it, u përkujdesën të shtojnë edhe disa fotografi të një aktiviteti të përbashkët mes trupave të tyre dhe atyre serbe të mbajtur në vitin 2014 në Prishtinë.

    Krejt kjo si dëshmi që bashkëpunimet si ai i 7-të gushtit nuk janë diçka e re dhe se janë në vazhdën e aktiviteteve të lejuara edhe me Marrëveshjen e Kumanovës.

    “Patrullat e sinkronizuara mes KFOR-it dhe ushtrisë serbe kryhen që prej disa vitesh në përputhje me procedurat e dakorduara”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Front Online.

    Të njëjtën gjë drejtuesit e KFOR-it ia kanë thënë virtualisht edhe të parit të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

    Përkundër kësaj, ky insiston se Marrëveshja e Kumanovës nuk u lejon ushtarakëve serbë të hyjnë deri në hapësirën ku ishin së fundmi.

    Andaj si kryetar nuk ka qëndruar duarkryq.

    “ Ne si komunë pasi kuptuam këtë informatë menjëherë i kemi bërë shkresë zyrtare Presidencës e Qeverisë që të ndërmarrin masa komfor kompetencave të tyre sepse çështja e kufijve është në mandatin e tyre dhe ne nuk mund të marrim vendime lidhur me këtë çështje”, thanë nga zyra e Kastratit.

    Aktiv pas ndodhisë së 7 gushtit janë treguar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë shpeshtuar patrullimet ditëve të fundit në Karaçevë.

    Diçka të tillë Frontit ia konfirmuan nga Komuna, përderisa në polici nuk dhanë përgjigje.

    E për krejt situatën e shkaktuar dikush e gjeti fajtorin.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu kërkoi dorëheqjen kryetarit të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

    E ky i fundit thotë se nuk i merr seriozisht deklaratat e të parit.

    “Nuk i marr seriozisht deklaratat e tij. Një deputet si ai duhet të dijë kompetencat që i ka niveli qendror dhe ai lokal. Kaq”, u shpreh Kastrati për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se...
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga hapja e fushatës së kësaj partie, i ka çuar një mesazh direkt Lëvizjes Vetëvendosje....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.