×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto ushqime zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2023

    Dieta e pasur me perime, drithëra dhe bizele, mund ta zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrëve te meshkujt me më shumë se një të pestën, sipas një studimi të gjerë amerikan.

    Studimi, në të cilin janë përfshirë 79.950 meshkuj (dhe 93.475 femra) në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se ata që hanin ushqime më të shëndetshme me bazë bimore kishin një rrezik më të ulët prej 22 për qind për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë (kolorektal), në krahasim me ata që hanin më pak ushqime të tilla.

    “Kanceri kolorektal është kanceri i tretë më i shpeshtë në mbarë botën dhe rreziku i zhvillimit të kancerit kolorektal gjatë gjithë jetës, është një në 23 për meshkujt dhe një në 25 për femrat”, ka thënë autori i studimit, Jihye Kim, nga Universiteti Kyung Hee në Korenë e Jugut citon The Guardian, përcjell FrontOnline.

    Hulumtimet kanë treguar se ushqimi i dobët është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin e zorrës së trashë. Për fat të mirë, ka shumë ushqime që mund t’i përfshijmë në dietën tonë të përditshme për ta luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse. Siç shpjegojnë dietologët, marrja e disa ushqimeve mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, këto janë: fasulet, bishtajoret, frutat e malit, frutat arrore, karotat, spinaqi dhe brokoli.

    Ekipi i shkencëtarëve arriti në përfundimin se lidhja mes dietës dhe zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë është më e qartë te popullata mashkullore, ku rreziku i këtij lloj kanceri është më i lartë.

    Për qëllimet e studimit, të publikuar në revistën BMC Medicine, të anketuarit iu përgjigjën disa pyetjeve: sa shpesh hanë ushqime dhe pije të caktuara nga një listë me më shumë se 180 artikuj, si dhe madhësinë e porcioneve.

    Supozojmë se antioksidantët nga ushqimet, si pemët, perimet dhe drithërat, kontribuojnë në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, sepse ato shtypin zhvillimin e inflamacionit kronik, i cili mund të rezultojë në kancer.

    Duke marrë parasysh se një rrezik më i lartë i kancerit të zorrës së trashë është vërejtur te meshkujt sesa te femrat, rezultatet e hulumtimit mund të kontribuojnë në sqarimin se pse konsumimi i sasive më të mëdha të ushqimeve të shëndetshme bimore lidhet me një rrezik të reduktuar të kancerit të zorrës së trashë te meshkujt, por jo dhe te femrat./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.