Sipas ekspertëve, ajo që hani ose pini ndonjëherë mund të bëjë një ndryshim në shanset tuaja për të mbetur shtatzënë.
E ashtuquajtura dieta e fertilitetit nuk vlen vetëm për nënat në pritje, por zgjedhjet dietike të meshkujve gjithashtu mund të hyjnë në lojë.
Sipas ekspertëve ka disa ushqime që duhet t’i hani nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ekspertët duhet të kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur konsumin e sheqerit të rafinuar.
E njëjta gjë vlen edhe për karbohidratet e rafinuara, si buka e bardhë dhe biskotat, ndonëse e shijshme, është mirë që konsumi të mbahet në minimum.
Alkooli duhet ta shmangni nëse ju dhe partneri juaj po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.
Nuk është vetëm për shkak se mund të jetë keq për fëmijën në zhvillim, por pijet alkoolike në fakt mund të dëmtojnë numrin e spermës, kështu që duhet të shmanget aty ku është e mundur.