×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto janë pesë ushqimet më të mira që djegin yndyrën

    FrontOnline
    20 Tetor 2023

    Frustrimet që vijnë nga përpjekja për të humbur peshë ose yndyrë trupore ndonjëherë mund të jenë të dhimbshme, kjo është arsyeja pse shumë njerëz u drejtohen produkteve të ‘rregullimit të shpejtë’ në treg, të tilla si pilula diete ose çaje për eliminimin e yndyrës së barkut.

    Për fat të keq, jo vetëm që këto produkte nuk funksionojnë për një kohë të gjatë, ato madje mund të bëhen të dëmshme për shëndetin tuaj.

    Edhe pse mund ta ndjeni nevojën për të hequr disa lloje të ushqimit nga dieta juaj kur jeni duke u përpjekur të humbni peshë, në fakt shpesh janë disa ushqime që mund t’i shtoni e të cilat e bëjnë gjithë ndryshimin.

    Një nga mënyrat më efektive për të humbur peshë është të siguroheni që ta plotësoni dietën tuaj me ushqime të shëndetshme dhe ka disa ‘ushqime që e djegin yndyrën’ që janë të mbushura me lëndë ushqyese të dobishme dhe të shkëlqyera për shëndetin tuaj të përgjithshëm – duke i bërë ato shumë më të mira se çdo dietë trendi që mund të ndiqni.

    Mish gjeldeti

    Një mënyrë efektive për të ndihmuar në djegien e yndyrës kokëfortë, është të siguroheni që të merrni mjaftueshëm proteina në dietën tuaj. Proteina ka një efekt të lartë termik, që do të thotë se organzimi përdor më shumë energji për t’i tretur proteinat në krahasim me yndyrat dhe karbohidratet. Përveç kësaj, një dietë e pasur me proteina mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur, gjë që mund të çojë në uljen e marrjes së kalorive dhe humbje peshe.

    Kanella

    Pavarësisht nëse e spërkatni mbi tërshërë, shtoni pak në kafenë e mëngjesit apo edhe e merrni në formë suplementi, kanella mund të ndihmojë me qëllimet tuaja për humbjen e yndyrës duke kontrolluar sheqerin në gjak. Kanella mendohet se ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, si edhe për nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak duke zvogëluar dëshirat dhe të ngrënit e tepërt, duke ndihmuar potencialisht në menaxhimin e peshës.

    Vezët

    I rrihni ose i vendosni të ziera fort në një sallatë ose një copë bukë të thekur, por sido që të zgjidhni t’i përgatisni – vezët mund t’i ofrojnë trupit tuaj përfitime të pabesueshme për shëndetin dhe djegien e yndyrës.

    Së pari, vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe lëndëve ushqyese thelbësore, dhe janë veçanërisht të pasura me kolinë – e cila luan rol në metabolizmin e yndyrës.

    Gjithashtu, një studim i publikuar në Nutrition Research zbuloi se meshkujt që hanin vezë për mëngjes përjetuan më pak uri pas mëngjesit dhe konsumuan më pak kalori gjatë gjithë ditës sesa pjesëmarrësit që hëngrën brumëra për mëngjes.

    Mishi i pulës

    Duke folur për efektin termik të ushqimeve të pasura me proteina, rekomandohet shtimi i pulës si një ushqim që djeg yndyrë në dietën tuaj.

    Mishi i pulës është i pasur me proteina, të cilat mund ta rritin ngopjen dhe kërkojnë më shumë energji për t’u tretur, duke ndihmuar në humbjen e yndyrës. Efekti termik i proteinave joyndyrore është i rëndësishëm, që do të thotë se trupi juaj shpenzon një sasi të konsiderueshme energjie për t’i tretur dhe përpunuar ato, duke i bërë një zgjedhje efektive për humbjen e yndyrës.

    Një studim i publikuar në Food & Nutrition Research zbuloi se ngrënia e mishit të shpendëve së bashku me një dietë të pasur me perime ndihmoi në uljen e rrezikut për shtim të peshës ose obezitet.

    Fruta mali

    Nuk mund të gaboni me frutat me kokrra. Ato janë plot me lëndë ushqyese dhe antioksidantë dhe mund t’i shtojnë ëmbëlsi çdo gjëje, si jogurti, bollguri, sallata dhe uji. Frutat me kokrra, si boronicat, luleshtrydhet dhe manaferrat, janë ushqime të shkëlqyera për djegien e yndyrës.

    Janë të ulëta në kalori dhe të larta në fibra, ndihmojnë në kontrollimin e urisë dhe stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak, ndërsa antioksidantët e pranishëm në to gjithashtu luftojnë stresin oksidativ, duke rritur potencialisht aftësinë e trupit për ta djegur yndyrën dhe duke promovuar mirëqenien e përgjithshme.

    Një studim i publikuar në Nutrients zbuloi se boronicat e egra mund të ndihmojnë në përshpejtimin e oksidimit të yndyrës dhe djegien e yndyrës te meshkujt aktivë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.