×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto janë 10 ushqimet më të këqija për t’u konsumuar

    FrontOnline
    30 Shtator 2022

    1.Proshutë/pastërma derri

    Një lajm i keq vjen për adhuruesit e pastërmasë së derrit. Është një nga gjërat më të dëmshme që mund të konsumoni, sepse ky lloj ushqimi ju jep shumë më tepër yndyrna sesa ju nevojiten, duke rritur kështu nivelin e yndyrnave në gjak. Ndaj, nëse nuk e lini dot, të paktën përdoreni në sasi jo të mëdha.

    2.Soda/ kola

    Freskuese? Po. E shëndetshme? Jo. Të pish soda apo kola është njëlloj sikur ta kesh ngrënë sheqerin, veçse në këtë rast e merr në gjendje të lëngët. Sodat e bombardojnë trupin tonë me sasi të mëdha sheqeri duke kontribuar kështu në obezitet, duke rritur rrezikun për kancer, lindje të parakohshme, çrregullime hormonale, dëmtim dhe shkatërrim të dhëmbëve. Disa nga sodat përmbajnë një lloj vaji (BVO) i cili lidhet ngushtë me acarimin e lëkurës, humbjen e kujtesës dhe problemet e lëkurës.

    3.Sheqeri

    Konsumi i sheqerit është i nevojshëm për organizmin tonë. Ne mund ta marrim atë përmes ushqimeve që konsumojmë çdo ditë, mjaltit, frutave etj. Megjithatë, shumë njerëz e tejkalojnë masën e konsumit të sheqerit i cili më vonë shkakton pasoja në shëndetin e tyre. Ngrënia e tepërt e sheqerit mund të çojë në obezitet, diabet të tipit 2, sëmundje kardiovaskulare etj.

    4.Salcat (ketch-up), majoneza, mustarda

    Me të vërtetë që këto lloj ushqimesh preferohen e konsumohen shpesh nga shumë njerëz, pa e vrarë mendjen për dëmin që ato mund të shkaktojnë. Më të rrezikshme veçanërisht janë salcat e majonezat të cilat mbahen në temperaturën e dhomës apo salcat e paketuara në kuti jo të përshtatshme, me përmbajtje plumbi, alumini. Këto lloj ushqimeh janë të rrezikshme gjithashtu pasi mund të përmbajnë aditivë të ndryshëm si: ngyrues, yndyrna të këqija, agjentë kimikë etj. Kështu që sa më pak nga këto, aq më mirë për shëndetin!

    5. Peshku shpatë dhe peshku ton

    Peshku në shumë raste është pjesë e dietave të shëndetshme. Ato janë një burim proteinash dhe yndyrnash të pasaturuara (të padëmshme). Shumica e peshqve përmbajnë edhe mërkur në sasi të vogla, të padëmshme. Por kujdes me peshkun-shpatë, pasi është një rezervuar mërkuri. Apo në qoftë se jeni adhurues i tonit, bëni një zgjedhje të zgjuar. Disa nga tunat kanë mërkur përtej normave të lejuara. Kështu peshku mund të kthehet në armik të njeriut. Veçanërisht tek gratë shtatzëna është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë vonesa të zhvillimit menor të fetuseve të tyre apo edhe helmim.

    6.Mishi i përpunuar

    Në këtë katogori përfshihen proshutat, hot dog, sallamet, salçiçet dhe produktet e tjera të përpunuara të mishit . Sipas studimeve, këto lloj ushqimesh rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare apo edhe kancer. Kështu, njerëzit që hanë rregullisht (pothuaj çdo ditë) rreth 50 gramë nga ky lloj ushqimi, kanë një risk prej 40 % më të lartë për të zhvilluar sëmundje zemre në të ardhmen, risk 20 % më të madh për diabet të tipit 2 etj.

    7. Kokoshkat

    Një zgjedhje e këndshme kur jeni duke parë një film, por a është një zgjedhje e mirë për shëndetin tuaj? Përgjigjja është jo! Kokoshkat kanë në përmbajtjen e tyre sasi vaji apo gjalpi të djegur, i cili me kalimin e kohës mund të japë pasoja serioze. Në fakt, kokoshkat me shje gjalpi të përgatitura në mikrovalë, në të vërtetë nuk e marrin shijen nga gjalpi por nga agjentët kimikë e aromatizues.

    8. Gjevrekë

    Përveçse janë një burim i vërtetë kalorish, shumica e tyre janë të përbëra nga miell i rafinuar, që do të thotë se shumica e vitaminave, mineraleve e fibrave kanë humbur gjatë përpunimit. Këto lloj ushqimesh me miell të përpunuar lidhen ngushtë me mbipeshën apo obezitetin. Jo të gjithë gjevrekët janë të dëmshëm. Thjesht zgjidhni ata që kanë në bazë drithërat dhe keni bërë zgjedhjen e duhur. 9. Gjalpi/ margarina Gjalpi përmban mjaft yndyrna të ngopura të cilat i japin atij formën e vet solide, por që nga ana tjetër janë mjaft të dëmshme. Ato rrisin nivelin e kolesterolit të keq në gjak, rrisin rrezikun për atake kardiake apo për sëmundjet e trurit.

    10. Qumështi dhe nënproduktet e tij

    Edhe pse ne i konsumojmë çdo ditë, duhet bërë kujdes pasi çdo gjë ka masën e vet. Kështu shumica e këtyre produkteve kanë yndyrna të këqija që rrisin nivelin e kolesterolit, rrezikun për atake kardiake si dhe për inflamacione kronike. Shpesh lopëve për të prodhuar sasi të mëdha qumështi, u jepet një lloj hormoni që quhet somatotropinë, i cili mund të shkaktojë sëmundje si tek lopët, ashtu edhe tek njeriu. Prandaj duhet bërë kujdes për të bërë përzgjedhjen e duhur të këtyre produkteve, si p.sh.: zgjedhja e qumështit pa yndyrë në vend të atij me yndyrë etj.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.