×
  • Vip
  • Vip

    Këta yje të Hollivudit janë vërtetë të tmerrshëm, mes tyre një shqiptar

    FrontOnline
    03 Gusht 2021

    Disa të famshëm janë shumë dashamirës dhe nuk veprojnë sikur të jenë diçka e veçantë, por kjo është arsyeja pse të tjerët nuk përpiqen t’i kushtojnë vëmendje sjelljes së tyre. Reddit pyeti ekipet se cilët janë të famshmit më të tmerrshëm që kanë hasur, përfshirë edhe aktorin me prejardhje shqiptare, Jim Bellushi dhe këto janë disa nga përgjigjet.

    Gwyneth Paltrow

    “Kam punuar në kamp me fëmijët e saj për tetë javë. Ne paguheshim pesë dollarë në orë. Prindërit zakonisht na linin njëqind dollarë në fund ose edhe më shumë, dhe ajo nuk linte asgjë”.

    Oprah Winfrey

    “Oprah nuk më la një bakshish pas drekës prej 200 dollarësh, përkundrazi ajo firmosi pecetën time dhe veproi sikur po më bënte një nder. Më e keqja nga të gjitha, kur ajo erdhi, ata mbyllën tërë pjesën e restorantit. Unë duhej të prisja. Fitova katër dollarë në orë për privilegjin e shërbimit të Oprah, e cila veproi sikur më dha mua, nuk e di se çfarë autografi, të cilin as që e doja”.

    Ja Rule

    Kam punuar si roje sigurie në xhirimet e një emisioni në MTV, në të cilin Ja Rule dhe disa njerëz të tjerë ishin në një shtëpi shpëtimi të rinovuar, e cila u arrit me shkallë shumë të ngushta. Asistenti i solli ujë, por ishte uji “i gabuar”, dhe kur ai u kthye për të shkuar për ujin “e duhur”, Ja Rule e shtyu atë poshtë shkallëve”.

    Chevy Chase

    “Kur isha nëntë vjeç, takova Chevy Chase në hollin e hotelit. Për shkak se i adhuroja filmat e tij, i kërkova një autograf. Ai filloi të më bërtiste dhe kur erdhi babai im filloi të bërtiste edhe atij. Ai djalë është një budalla i vërtetë”.

    Nicki Minaj

    “Kam punuar me Nicki Minaj në xhirimin e videos. Na thanë që nuk duhet ta shikojmë në fytyrë. Ajo gjithashtu gjithmonë kërkonte që të gjithë të largoheshin nga dhoma që ajo të hynte. Ishte kryefjala”.

    Jim Belushi

    “Kur isha fëmijë, prisja me shokët që Jim Belushi të dilte nga xhirimet për të na dhënë një autograf. Ai na tha që ne ishim një grup muti dhe fëmijë budallenj”.

    Hugh Grant

    “Kam takuar shumë të famshëm kur kam punuar për një kompani ajrore. Në një rast ai ishte ulur në klasën e parë, në fillim të aeroplanit, dhe procedura standarde është që kujdestari të vizitojë personalisht çdo pasagjer të klasit të parë dhe të prezantohet. “Biseda shkoi diçka si kjo:”Përshëndetje, Z. Grant, emri im është …”, Hugh:”Shporru jashtë”. 

    Alec Baldwin

    “Unë isha gjashtë vjeç kur takova Alec dhe gruan e tij ndërsa po shëtisnin qentë. Unë doja t’i përkëdhelja qentë, dhe ata shpejt i tërhoqën pranë meje dhe filluan të më bërtasin. Unë isha gjashtë vjeç”./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, Driloni ka folur me Sarën rreth Prime-it të mbrëmshëm. Ai e këshillonte për disa fjalë seksiste që u...
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa iu ka drejtuar publikut me një urim. “Urime për finalistin e...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha e ka akuzuar Sarën, se nuk ka reaguar pas ofendimit që Driloni ia bëri Xhenetës. “Ta bojke ty (Xhenetë) Driloni ‘ti...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën...
    Vip11 Janar 2025
    Një ish-aktor fëmijë është në mesin e viktimave që kanë vdekur në zjarret shkatërruese të Los Anxhelosit. Rory Callum Sykes, 32-vjeç, i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur nga Parisi për në Prishtinë, pas një takimi që kanë...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka ofenduar rëndë Sarën. Gjatë ditës, ajo e quajti të papastër Sarën, e...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur autobusë me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të marr pjesë në hapjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.