×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kështu krijohet një vaksinë

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Zhvillimi një vaksinë në mes të një pandemie është një garë me kohën. Çdo hap, i detajuar më poshtë, zakonisht zgjat me muaj ose me vite. Vaksina e Ebola-s theu rekordet duke qenë gati  në pesë vjet. Për koronavirusin e ri shpresohet që të zbulohet në një afat kohor, nga 12 deri në 18 muaj.

    Zhvillohet një prototip

    Kjo zakonisht kërkon vite, në varësi të teknikës që përdoret. Me shpërthimin e koronavirusit aktual, kompanitë kishin prototipe brenda disa orësh, falë teknologjive të reja që mund të identifikojnë se cilat pjesë të një virusi mund të përdoren në një vaksinë.

    Testimet tek kafshët

    Këto teste kryesisht bëhen për të demonstruar siguri dhe për të provuar përgjigjen imune të gjeneruar nga një vaksinë. Në disa raste, kjo fazë mund të anashkalohet komplet.

    Faza I – testimet tek njerëzit

    Këto janë testet e para tek njerëzit, zakonisht përfshijnë 20 deri në 80 individë dhe përdoren për të shfaqur siguri dhe për të siguruar që çdo efekt anësor të mos jetë shumë i rëndë.

    Faza II – testimet tek njerëzit

    Kjo fazë kërkon grupe më të mëdha njerëzish dhe përdoret për të testuar efikasitetin, shkruan bota.al. Disa vaksina mund të kalojnë nga këtu në miratimin prej rregullatorit, kur ka nevojë urgjente.

    Faza III – testimet tek njerëzit

    Në këtë fazë, një vaksinë e re testohet tek qindra e mijëra njerëz, për të vlerësuar qartë, si efikasitetin ashtu edhe sigurinë.

    Miratimi

    Pas ekzaminimit të provave klinike, organet rregullatore përcaktojnë nëse vaksina mund të licencohet për përdorim publik. Kjo mund të vijë me kërkesën që të dhënat për sigurinë e saj të vazhdojnë të mblidhen.

    Prodhimi në masë

    Në këtë pikë, prodhimi i një vaksine shtrihet nën standarde të rrepta të kontrollit të cilësisë dhe konsistencës.

    Qasja në publik

    Kur vaksina e re bëhet e disponueshme, qeveritë dhe autoritetet e shëndetit publik duhet të përcaktojnë se cilat grupe njerëzish duhet ta marrin më parë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.