
Furtuna Sheremeti, këshilltare e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i ka reaguar kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, pas deklaratës së tij se ajo nuk ka njohuri rreth demokracisë parlamentare.
“z.Pacolli kam më tepër njohuri se që duhet për të përsëritur se rregullat e vëna gjatë kohës së Covid-19 janë dhe duhet të vlejnë njësoj për të gjithë”, ka shkruar Sheremeti në Twitter.
“Askush nuk po të ndalon që të vish në Kosovë. Ne vetëm po kërkojmë nga ju që t’i respektoni rregullat e karantinës sikur të gjithë të tjerët”.