×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Osmanit: S’e shkëputëm kontratën me “Fondacionin Walker”, ju kërkuam sërish bashkëpunim

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Sonte në disa media është raportuar se ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani e ka shkëputur kontratën me “Fondacionin Walker”.

    Por, një gjë të tillë e ka mohuar shefi i stafit të kabinetit të ushtrueses së detyrës së presidentes, Faton Peci, në Edicionin Special në Klan Kosova.

    “E vërteta është se nuk kemi shkëputje të kontratës. Përfundimi i kontratës dhe shkëputja e kontratës kanë dallim thelbësor që nga disa media po raportohet me tendencë. Me datën 17 unë, në cilësinë e shefit të stafit në presidencë, kam pritur në takim përfaqësuesin e “Fondacionit Walker” Hasan Salihu me të cilin kemi diskutuar për ecurinë dhe aktivitetet që janë realizuar në kuadër të kësaj kontrate. Për hir të korrektësisë, z.Salihu ka qenë fer dhe korrekt në krejt komunikimet që i kemi pasë”.

    “Ne si presidencë kemi pasë parasysh edhe disa afate kohore për shkak që kontrata ka qenë gjashtëmujorshe dhe në një nga pikat e kontratës është paraparë që në një afat prej 30 ditësh pala duhet të njoftohet për mundësinë e vazhdimit të kontratës, ose jo. Kemi kërkuar nga Sekretari i Zyrës së Kuvendit të Presidencës që të kemi raportet e realizimit të kësaj kontrate dhe kushteve që janë të precizuara në kontratë, por nga ish-presidenca nuk na janë ofruar raportet e përmbushjes së kontratës”.

    Peci ka thënë se Presidenca ka shprehur gatishmërinë që të shohë mundësitë për bashkëpunim edhe në të ardhmen me këtë fondacion, duke shtuar se ushtruesja e detyrës së presidentes ishte e gatshme që ta emërojë ish-ambasadorin William Walker si Emisar të Posaçëm.

    “30 ditë para përfundimit të kontratës, ne i kemi dërguar me shkrim “Fondacionit Walker” një e-mail ku, mes tjerash, kemi deklaruar që “Zyra e Presidentit shpreh gatishmërinë që me ambasadorin Walker të mbetet në komunikim të mëtutjeshëm për të parë mundësinë e bashkëpunimit më të afërt dhe më konkret në të ardhmen”. Unë personalisht gjatë kësaj periudhe kam kontaktuar disa herë ushtruesen e detyrës së presidentes –  e cila ishte e infektuar me COVID-19 në atë kohë – dhe ajo personalisht e ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që të kemi bashkëpunim me ish-ambasadorin Walker duke pasë parasysh peshën, rëndësinë dhe kontributin që ish-ambasadori ka dhënë për Kosovën dhe lirinë e saj. Për ta qartësuar më shumë te bashkëpunimi më konkret është aluduar se ushtruesja e detyrës së presidentes ka qenë e gatshme që të ofrojë edhe në nivel të emërimit si Emisar të Posaçëm ambasadorin amerikan”.

    Ai ka përsëritur se nuk ka pasë shkëputje të kontratës, por “Fondacioni Walker” vetëm është njoftuar për afatet ligjore ku, sipas tij, edhe i është kërkuar mundësia e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

    Peci ka thënë se nuk kanë marrë një përgjigje nga ky fondacion.

    “Nuk kemi marrë përgjigje. Takimin e parë e kemi realizuar më 17 nëntor dhe dy javë më pas kemi hyrë në afate ligjore ku është dashur t’i njoftojmë se po shkojmë drejt përfundimit të kontratës. Kjo nuk do të thotë që Presidenca, ambasadori William Walker dhe “Fondacioni Walker” nuk do të shohin mundësinë e bashkëpunimit në forma të ndryshme në të ardhmen”.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi  ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për rastin e sulmit terrorist...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për çmimin “M100 Media Award” me të cilin u nderua...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.