×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Ministres Hajdari prezantohet rrejshëm si inspektor, ndalohet nga Policia

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Kushtrim Dakaj ka shfrytëzuar pozitën e tij si këshilltar i ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, që t’ia jap vetës edhe disa kompetenca që nuk i ka. Dakaj është bërë edhe inspektor i tregut, teksa ka “inspektuar” një lokal për të cilin ishte raportuar se është hapur për klientë. Për këtë veprim të kundërligjshëm, Dakaj është ndaluar nga Policia.

    Këshilltari i ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) Rozeta Hajdari, Kushtrim Dakaj, i ka dhënë vetes kompetenca të rrejshme.

    Ai duke anashkaluar punën e tij si këshilltar i ministres së Ekonomisë, është bërë ‘Inspekor i Tregut’, dhe kështu ka marr kompetenca që t’i ‘frikësojë’ qytetarët duke hyrë në një lokal ku u ka thënë se janë duke punuar në kundërshtim me vendimet e qeverisë në kohë pandemie.

    Për të mos mjaftuar kjo, që ai është prezantuar si inspektor, Dakaj, ka marr guximin që ta thërras edhe Policinë.

    Ky skandal ka ndodhur më 11 prill të këtij viti, asokohe kur në Kosovë veç ishin marrë masat “radikale”, kundër pandemisë së koronavirusit.

    E, me tu raportuar rasti njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se ankuesi është prezentuar rrejshëm ndaj qytetareve si Inspektor i Tregut.

    “Me datë 11.04.2020 rreth orës 11:48 në Rr. Fadil Hoxha –Kalabri fillimisht është raportuar se ankuesi i lindur më 28.03.1985 m/sh/k ka raportuar për një lokal të hapur në këtë lokacion. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se ankuesi është prezantuar rrejshëm ndaj qytetarëve si Inspektor i Tregut. Me urdhër të prokurorit kujdestar Ali Ajdini i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhej në raportin e policisë të datës 11 prill.

    Policia e kishte ndaluar këshilltarin Dakaj, si të dyshuar për vepër penale.

    Ndërsa, pas verifikimit në vendin e ngjarjes Policia ka vërejtur se lokali ishte hapur pasi që pronari vetëm ishte duke e pastruar atë.

    Insajderi, ka provuar për disa herë radhazi që të kontaktojë edhe me këshilltarin Dakaj, për ta pyetur rreth këtij rasti, mirëpo i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefonata.

    Po ashtu, eshte kontaktuar edhe prokurori i rastit Ali Hajdini.

    Por, i njëjti nuk ka dashur të përgjigjet për këtë rast, duke e mbyllur telefonin.

    Prokurori, Ali Hjdini, nuk ka pranuar të flasë për këtë rast.

    “Sot jam në pushim”, ka thënë shkurt ai.

    Gazeta Insajderi, për skandalet e ministres Rozeta Hajdari, e cila udhëheq Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka raportuar edhe ditë më parë.

    Bëhet fjalë për Luigj Imerin i cili më më 29 prill, është emëruar u.d. Kryeshef në KEK.

    Ai është votuar nga bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, i zgjedhur nga Rozeta Hajdari.

    Kjo e fundit e ka pranuar publikisht se e njeh shumë mirë dhe goxha moti, Kryeshefin e ri të KEK-ut.

    “Në KEK është emëruar një prej drejtorëve më profesionist, apolitik, një djalë që ka mbijetuar që ka vite e vite, është Luigj Imeri. Ai është inxhinier i elektros dhe ka më shumë se 17 vite përvojë pune”, deklaroi atë ditë Hajdari.

    “Ai e njeh mirë KEK-un, energjinë dhe sektorin e energjisë në përgjithësi”.

    Madje vetëm dy ditë pas këtij emërimi, Hajdari së bashku me shefin e saj Kurtin shkuan për vizitë në korporatën e drejtuar nga Imeri.

    Ai e njoftoi Kryeministrin dhe ministren për planet afatshkurta dhe afatmesme të KEK-ut.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.