×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kryeministrit numëron faktet pse duhen hapur shkollat më 1 shtator

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Xhavit Beqiri, këshilltar për media i Kryeministrit Avdullah Hoti, në cilësinë e profesorit të Universitetit të Prishtinës, thotë se mësimi në shtator duhet të nis nëpër shkolla.

    Sipas Beqirit, nxënësit kanë pasur mangësi në marrjen e mësimeve me metodat virtuale, që nisën për shkak të përhapjes së virusit Covid 19.

    Tutje ai thotë se viti i kaluar shkollor, një pjesë e të cilit është mbajtur online, ka dëshmuar se nxënësit që ishin të mirë në mësime kanë pasur rënie drastike.

    Këshilltari i Kryeministrit Hoti ka renditur edhe disa arsye të tjerë, sipas të cilit, duhet të bëhen përpjekje të nis mësimi në shkolla, përkundër situatës pandemike.

    Shkrimi i plotë:

    E kuptoj gjendjen specifike në të cilën gjendemi, për shkak të pandemisë COVID 19, mirëpo, si mësimdhënës i Fakultetit të Edukimit, konsideroj se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që viti i ri shkollor 2020/’21 të fillojë në objektet shkollore.

    Kur e them këtë, kam parasysh shumë faktorë, ndër të cilët po veçoj:

    1. Mësimi në distancë lë shumë zbrazëti në procesin e nxënies, sidomos në klasat e ulëta të fillores;

    2. Mësimi në distancë e thellon edhe më shumë hendekun e njohurive të nxëna në mes nxënësve të dalluar dhe atyre që janë më të dobët;

    3. Viti shkollor që shkoi ka dëshmuar se shumë nxënës, të cilët kanë qenë mirë me mësime, gjatë kohës së mësimit në distancë kanë pësuar rënie drastike;

    4. Sistemi i sotëm edukativ-arsimor kërkon vlerësim të vazhdueshëm. Ky tip vlerësimi nuk ka si të bëhet “në distancë”;

    5. Vijueshmëria në mësim është shumë relative, në distancë, sepse nxënësi/studenti, ndonëse është “online”, fare lehtë, mund të mos jetë fare prezent në orën e mësimit (telefonin/laptopin e ka “online”, porse vetë është në kuzhinë, apo para televizorit!);

    6. Në fund (edhe pse ka ende plot argumente të tjera), mungesa e shoqërizimit të gjatë, mungesa e afërsisë së bashkëmoshatarëve dhe mësimdhënësve, do të lërë pasoja afatgjata në formimin sociokulturor e psikologjik të nxënësve.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e enjte), do të mbajë konferencë për media. Në ftesën për media PDK nuk ka treguar arsyen...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot sonte në emisionin “Rubikon” tha se Kosovës i duhen institucione funksionale. Ai u shpreh se kjo është...
    Lajme21 Maj 2025
    Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minatori” ndaj Bashkimit. “Minatorët” i mposhtën “Arpagjikët” në serinë e gjashtë...
    Lajme21 Maj 2025
    Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po shihet si nevojë për ushtrinë e vendit në...
    Sport21 Maj 2025
    Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll për edicionin 2024/25, pas një fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 82:67 në “Minatori” të...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ka nisur sot një vizitë në rajon...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – në tërësi – do të jetë nën kontrollin e sigurisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.