Një deklaratë e publicistit Veton Surroi ku aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi e ka cilësuar ”një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”, ka nxitur reagime të këshilltarëve të kreut të shtetit.
Njëri nga ta Ismail Syla në një reagim në facebook ka shkruar se Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit ”çlirimin e Kosovës nga Serbia”.
Ndërkaq Adil Behramaj po ashtu këshilltar i presidentit ka thënë se Veton Surroi ende po e vajton shkatërrimin e Jugosllavisë.