×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për aktakuzën e Speciales: S’mund të barazohet viktima me kriminelin

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Sipas tyre, këto aktakuza nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës dhe vlerësojnë se në asnjë rast nuk mund të barazojnë viktimën me kriminelin.

    “Në këto rrethana të krijuara, kemi besimin e plotë se populli i Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe mbarë populli shqiptar kudo që ndodhet, do të jetë më i bashkuar se kurrë për të bashkëpunuar me miqtë tanë europiane dhe amerikane për të vijuar rrugëtimin Euro-Atlantik  si alternativa e vetme për Shqiptarët por edhe për gjithë rajonin tonë.”, thuhet në reagimin e tyre.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Tiranë, 25 Qershor 2020

    Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku President i Kosovës, zt. Hashim THAÇI, ish Kryetari i Kuvendit të Kosoves zt. Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

    Pa paragjykuar drejtësinë ndërkombëtare, këto aktakuza nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës, e cila është nga faqet më të ndritura të qëndresës shqiptare për liri.

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe e pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për të mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb.

    Vlerësojmë se në asnjë rast nuk mund të barazohet viktima me kriminelin.

    Në këto rrethana të krijuara, kemi besimin e plotë se populli i Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe mbarë populli shqiptar kudo që ndodhet, do të jetë më i bashkuar se kurrë për të bashkëpunuar me miqtë tanë europiane dhe amerikane për të vijuar rrugëtimin Euro-Atlantik  si alternativa e vetme për Shqiptarët por edhe për gjithë rajonin tonë.

    Çdo nderhyrje nga faktorë të tjerë që do të tentonte të pengonte këtë rrugëtim, do të ishte me pasoja të rënda, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Rasti i raportuar si rrëmbim, i cili ishte denoncuar më 21 maj 2025 rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë...
    Lajme22 Maj 2025
    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të një gruaje 40-vjeçare në një objekt në ndërtim e...
    Lajme22 Maj 2025
    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.