×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli e rikthen në punë Kutllovcin që u shkarkua nga ministrja Hajdari, veprimin e ministrisë e vlerëson si arbitrar

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Ermal Kutllovci është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pas një vendimi të marrë nga komisioni disiplinor i kësaj ministrie.

    Ermal Kutllovci muaj më parë është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pas një vendimi të marrë nga komisioni disiplinor i MINT-it i cili kishte konstatuar se shkarkimi i Kutllovcit ndërlidhet me “shkelje disiplinore dhe sjellje jo të mirë, gjuhë nënçmuese dhe aspak profesionale, gjatë një takimi të mbajtur me zyrtarë të MINT-it”. Por Kutllovci u cili është shkarkuar muaj më parë është rikthyer në punë. Këtë e ka konfirmuar vet Kutllovci, i cili ka thënë se vendimi i Komisionit Disiplinor ishte skandaloz dhe arbitrar.

    “Sot u konfirmua ligjërisht se Vendimi i Komisionit Disiplinor për “largim nga shërbimi civil” ishte arbitrar, skandaloz dhe i nxjerrur kundërligjshëm me shkelje procedurale e në mungesë të provave relevante. Sa i përket vlerësimit se ka qenë dashtë të ndjeket një procedurë e brendshme tek zyrtari përgjegjës për sinjalizim, konsideroj se kam vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke i njoftuar bartësit e institucionit nga niveli më i ultë deri tek niveli më i lartë. Korrespodencat e mia zyrtare e pasqyrojnë në detaje kundërshtimin dhe konsistencën time për respektim të ligjshmërisë”, ka thënë Kutllovci.

    Reagimi i plotë i Kutllovcit:

    Të nderuar përfaqësues të mediave,

    Të dashur miq, shokë e familjarë,

    Për hir të korrektësisë Ju njoftoj se me datën, 14 shkurt 2024, kam parashtruar ankesën në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), ndërsa sot pranova Vendimin e këtij organi i cili i ka dhënë të drejtë legjitime ankesës sime.

    Sot u konfirmua ligjërisht se Vendimi i Komisionit Disiplinor për “largim nga shërbimi civil” ishte arbitrar, skandaloz dhe i nxjerrur kundërligjshëm me shkelje procedurale e në mungesë të provave relevante.

    Sa i përket vlerësimit se ka qenë dashtë të ndjeket një procedurë e brendshme tek zyrtari përgjegjës për sinjalizim, konsideroj se kam vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke i njoftuar bartësit e institucionit nga niveli më i ultë deri tek niveli më i lartë. Korrespodencat e mia zyrtare e pasqyrojnë në detaje kundërshtimin dhe konsistencën time për respektim të ligjshmërisë.

    Unë ju falënderoj përzemërsisht të gjithë juve që qëndruat afër meje e familjes sime dhe që besuat tek unë në rrugëtimin e drejtë e të ligjshëm. E di se kjo situatë i ka rënduar tejmase prindërit, bashkëshortën, motrat dhe fëmijët e mi, saqë gjatë kësaj periudhe kohore ishin tejet të prekur e lënduar emocionalisht.

    Familjes sime shpirtërisht i kërkoj ndjesë për shqetësimin të cilin e përjetuan krejtësisht panevojë, por besoj se më kanë kuptuar, pasi më njohin mirë e madje duke e ditur se kurrë në jetën time si kam thënë të zezës e bardhë apo anasjelltas. Pra gjithmonë kam qenë i njëjtë në të gjitha sfidat jetësore dhe i pandryshueshëm në qendrime parimore.

    Ecim pandalshëm të inkurajuar e motivuar në rrugën e drejtë me të vërtetën e për të mirën e përgjithshme. Po e përmbylli këtë njoftim me një thënie të shkrimtarit e letrarit Albert Camus, (Citoj): “Integriteti nuk ka nevojë për rregulla”.

    Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve.

    Ermal KUTLLOVCI

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.