Një 54-vjeçar nga Londra është arrestuar nga policia franceze pasi po transportonte ilegalisht shqiptarë me varkën e tij për në Angli.
Autoritetet franceze raportojnë se pesë shqiptarë u gjetën në një varkë që ishte gati të linte portin francez të Cherbourg për të shkuar drejt Anglisë.
Në ujërat franceze autoritetet shpëtuan më shumë se 40 emigrantë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy persona me aftësi të kufizuara.
Të paktën 202 emigrantë arritën të kalojnë në Britani të enjten.
Transportuesi u dënua me 4 vite burg dhe 10 vite humbje e të drejtës për të hyrë në Angli.