Ka vdekur një burrë në Banjë të Istogut, i cili gjatë kohës që ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë nga shpëtimtari i pishinës.
Mjeku kujdestar i pishinës ka ofruar ndihmën mjekësore, ndërsa me autoambulancë viktima ishte dërguar në Spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulancë ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh.